in

Kryeustai Mail Kale-Bënte Ibriqe, Matara e Gjyma që Mori Zanatin nga Çifuti Sollomon Kofina i Parë dhe Pastaj Mësoi Kamber Shehun me Shokë!

 

Burrit te larte te Pazarit Mail Kale gjirokastritet i flisnin Kryeusta dhe Xha Mail, te medhenj e te vegjel.

Ishte tamam Burre Pazari i pandare nga zanati aty po dhe i kafese dhe i ndonje gote me shoqerine e tij te madhe.

Kush e ka njohur dhe nuk e kujton per burrerine, zanatin dhe mencurine, fjalen e urte dhe keshillat e mira.

Ai mesoi zanat nga çifuti Sollomon Kofina i pare dhe pastaj mesoi me radhe vellane Muratin, pastaj djalin e tij Budinin, (per te cilin do shkruajme nje here tjeter), shokun dhe mikun e jetes Kamber Shehun ( xha Kambon) e te tjere Thoma Xuhanon, Pilo Nasen, Laze Bojon,Pano Shapllon, djem te Gjirokastres dhe te fshatrave te bashkuar ne kooperativen e kombinuar, themelues i saj per sektorin e prodhimve shtepiake.

Punet e tij i njihte cdo familje e Gjirokastres por dhe ato te krahinave, te Bregdetit dhe Kurveleshit.

Ne shtepite e vjetra ato ruhen edhe sot, mbahen per kujtim dhe nostalgji por dhe per te nderuar mjeshtrin e madh.

Kishte lezet ne vendin e punes po i hijshem edhe ne tavoline. Duhanin nuk e vinte ne buze po rakine e donte per muhabet, se s`ndahej dot nga shoqeri e mire qe kishte dhe gezimet familjare.

Ishte besimtar dhe donte Bektashizmin edhe kur nuk lejohej. Kuranin e mbante ne shtepi.

Xha Maili u nda nga jeta ne moshe 80 vjecare.

Rrojti me pune e me nder duke lene pas emer dhe kujtime te mira!
I paharruar kujtimi dhe puna e mjeshtrit duararte!

What do you think?

Written by Admini

Niseni pranveren me nje lule ‘Azalea’

Sot Urojme per Ditelindjen Moter e Vella, Llambi dhe Vera Qirko Tarifa