in

Kryeministri Rama: “Faleminderit për këtë nisëm, dhe praninë e ambasadorit. Një mik i mirë për shqiptarët, siç është dhe presidenti Erdogan.”

Sot ne liqenin Farkes u mbollen 1000 fidane peme me rastin e aktivitetit  ‘Frymëmarrje për të ardhmen’.

Ne kete rast kryeministri Rama, pjesemarres ne mbjelljen e fidaneve, ka falenderuar publikisht Turqinë dhe presidentin Erdogan për kete dhuratë te cmuar.

“Ky është një organizim i ndërmarrë nga presidenti Erdogan, eshte shprehur Kryeministri Rama. Në të njëjtën orë po mbillen në të njëjtën kohë në botë 11 milionë pemë. Kjo ka hyrë në librin Giness. Në liqenin e Farkës po mbjellim 1 mijë pemë në një proces që Tirana ka qenë në vijën e parë, me një ndërprerje të vogël gjatë dy fazave, që kur isha kryetar bashkie dhe qysh Erioni ka marrë bashkinë në funksion të shumicës. Jam krenar që sot ne shohim frytet e prekshme të moratoriumit që ka ndaluar prerjen e pyjeve përveçse nevojave të popullsisë në zona të caktuara. Kemi një ripërtëritje të vazhdueshme të mushkërive të vendit dhe të faunës, çka mund të shihet në mënyrën më spektakolare në parkun kombëtar të Divjakës. Ku kemi një destinacion ndërkombëtar për ata që janë të pasionuar për specie të ndryshme. Jemi sot që flasim në një kantier pranë Tiranës, në Porto Romano. Në muajin dhjetor, ministria e Bujqësisë, bashkë me ministrinë homologe të Turqisë, do të ulen së bashku për të diskutuar një plan të përbashkët ku ndër dimensionet e tjera është dhe dimensioni i gjelbër. Turqia është një nga shembujt domethënës në botë, ka një ekspertizë të jashtëzakonshme që bujarisht do na e përcjellë dhe ne. Faleminderit për këtë nisëm, dhe praninë e ambasadorit. Një mik i mirë për shqiptarët, siç është dhe presidenti Ergodan.”, tha Kryeministri Rama.

What do you think?

Written by admin

Sot ka Ditëlindjen kamarieri i Sopotit për të cilin regjizori i njohur Dhimo Dhima thoshte Maça të paça!

Burrat e parë të Pazarit, burrat me dy RR që nuk i kanë munguar Gjirokastrës-