in

Burrat e parë të Pazarit, burrat me dy RR që nuk i kanë munguar Gjirokastrës-

Odaja gjirokastrite eshte dhoma me e madhe ne shtepite e medha e te vjetra, te patundura dhe sot nga themelet dhe historite.

Ne to burrat e pare kuvendonin e pinin raki, ngrinin dolli ne dasma e fejesa, flisnin per trimerite dhe luftrat, por dhe per dashurite, me ze me te ulet, pa mbajtur njeri ne goje.

Disa nga burrat dalloheshin nga te tjeret edhe per faktin se ata zinin kreun e tavolines , te merituar nga autoriteti qe gezonin dhe sjelljet e mira ne marredhenie me te tjeret ashtu dhe nga qendrimi patriotik e shoqeror ndaj vatres familjare, komunitetit gjirokastrit e me gjere, per pjesemarrje dhe komande aktive ne mbriojtje te ceshtjes kombetare.

Keta ishin burra te penes dhe te pushkes dhe ne mes tyre ca qe komuniteti gjirokastrit i veconte dhe i karakterizonte me kete shprehje” Burra me dy RR” ose”Filani eshte burre me dy RR” per te treguar me pas edhe pse i quanin keshtu, me argumentin se ishin burra me personalitet e autoritet, qe fjala u degjohej ne familje, fis e shoqeri dhe kuvende me te gjera me vendimmarrje te rendesshme ne situata politike e shoqerore qe kerkonin zgjidhje.

Dituria dhe trimeria e burrave gjirokastrite me dy RR vleresohej e cmohej edhe ne kuvende jashte Gjirokastres per ceshtje te arsimit, kultures etj. te lidhura me fatet dhe zhvillimet e vendit.

Keta burra Gjirokastres nuk i kane munguar kurre. Mund te kujtojme disa po do deshironim te flisnit per burra gjirokastrite qe keni degjuar pa u larguar edhe nga ata qe njihen dhe sot per te tille, burra me dy rr sic i ka perkufizuar populli per bemat e mira qe kane bere dhe bejne ne te mire te Gjirokastres e me gjere.

What do you think?

Written by admin

Kryeministri Rama: “Faleminderit për këtë nisëm, dhe praninë e ambasadorit. Një mik i mirë për shqiptarët, siç është dhe presidenti Erdogan.”

Xhezo Cana: Kafe dhe falenderime per profesor Irakli Koçollarin, per vellimin e dyte me dokumente per Ali Pashe Tepelenen