in

Kozi Gega ta gezosh pensionin, me shendet e jete te gjate!

Nje urim te ngrohte per Kozi Gegen, qe sot doli ne -pension dhe mori certifikate mirenjohje e vleresim nga Kryetari i Bashkise Flamur Golemi, cili, ne ceremonine e organizuar, vec te tjerave , u shpreh:

“Mirënjohje Kozi Gegës për gjithë shërbimin që i ka bërë Gjirokastrës për plot 38 vite me radhë. Një punonjës i përkushtuar, fjalëpak e punëshumë dhe i lidhur kaq shumë me njerëzit dhe qytetin e tij. Pension të gëzuar dhe Zoti të dhëntë shëndet!

Kozi, ” zogu i pazarit” qe nuk iu nda Qafes se Pazarit qe femije, u rrit e u “pleqerua”,ashtu si punen e mire ka fjalen dhe humorin e embel.

I urojme ta gezoje pensionin, te kete shendet e jete te gjate, te mos ndahet nga jeta qytetare, nga pazari dhe “foleja” e tij e dashur, kepucaria e Arben Gjezos, nga shoqeria ku aty shfaq talentin edhe si komentator sporti, si nje kronikan i vertete per lojen e Luftetarit dhe lojtareve te saj ne vite, por qe ne zemer ka te shkruar triblimet e golat e Sefedin Brahos te cilat i komenton me vertetesi dhe entuziazem te admirueshem.

Kozi, bashkeqytetaret gezohen per vleresimin e merituar dhe bashke me ta shoqeria e pazarit, e lagjes dhe qytetit qe te uron pension te gezuar me shendet e jete te gjate!

What do you think?

Written by admin

Byrek me qumësht i Skraparit , po Gjirokastra, Libohova, Zagoria e krahinat e tjera si e bejne?

INSTRUMENTISTËT E ZHULATIT