Takimi me Molen ( emri i tij i plote eshte Ibrahim Cobo) ishte kenaqesi e vecante sepse edhe Molja eshte i vecante. M’u duk sikur u takova me ” te fundmin e Mohikaneve” te fisit te te ndershmeve.
( Sepse Shqiperia e ketyre 30 viteve me ngjan me ate te 300 e ca viteve me pare ku u zbatuan rregullat e asaj kohe te zhvatjes,rrembimit,zaptimit,kercenimit… .Atehere kishim krijimin e agallareve e bejlereve te rinj ,sot i kemi me emertimd moderne).
Jane shtuar rrudhat ne fytyren e Moles,por syte,zemra,mendja nuk kane ndryshuar: gezim,miresi,ndershmeri burojne si shume e shume vite me pare.
Niset ngadale nga Cfaka ne mengjes,pi kafene ne vendin e tij te preferuar ne “18 Shtatori”, pastaj blen dicka e kthehet po ashtu ngadale.
Shume e kane njohur,e kane besuar,e kane nderuar. Por ata pakesohen cdo dite.
Keshtu te jesh gjithmone Mole,ne kembe ,me sy te qeshur,me zemer te madhe,me mendje te fresket. Je simbol i nje dickaje qe po zhduket ne Shqiperise: i ndershmerise.
Shendet e jete te gjate!
Ne foto me Molen ne kafenene e tij te preferuar ne “18 Shtatori” ,29 korrik 2023.