Keshtu eshte shprehur Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku lidhur me masat qe ka marre qeveria kunder koronavirusit.
Ajo tha sot se pasagjerët mund ta ndryshojnë afatin kohor të biletës dhe shtoi se “Ndërpriten fluturimet dhe lundrimet në zonat e kuqe. Deri në një urdhër të dytë, janë pezulluar fluturimet me Italinë Veriore. Urdhri për ndalimin e fluturimeve i referohet vetëm pasagjerëve ” .
Gjithashtiu Belinda Balluku ka nenvizuar se “Pezullimi i transportit detar është vetëm për pasagjerët, jo për mallrat. Pezullimi i fluturimeve ajrore apo transporti detar i referohet vetëm lëvizjes së njerëzve. Nuk do pezullohet lëvizja e avionëve kargo apo trageteve për arsye tregtare.”