Ka ardhur koha te ndertoni nje staf te pregatitur profesionalisht dhe me eksperience,sepse prona juaj eshte ne dore te tye.
Mos punesoni ne pozicionin e drejtuesin te departamentit punonjes te rinj ,pa eksperience dhe pa arsimin e duhur,do ju gjenerojne deme ekonomike
Kur punonjesit jane ;te pregatitur profesionalisht, pergjegjshem,harmonik,te thjeshte qe krijojne nje situate pozitive ne cdo moment, vleresojini si aste me vlere,mos i lini te largohen,mos i ofendoni,mos i prekni ne seder se ata japin shpirtin per ju,duke punuar me shume perkushtim,kuptohet nese jane te tille.
Punonjesit e rinj i pregatitini mire qe te njohin kompanine, legjislacionin perkates dhe punen individuale te tyre duke jua a vene ne tavoline cdo detyre qe do te kryejne.Vetem keshtu siguron cilesine dhe mbarevajtjen e punes ne aktivitetin tuaj.Perndryshe eshte lemsh ne gjithcka.
Mos i thuaj ekonomistit qe ti nuk di,jeni ju qe nuk keni bere punen e duhur me kete punonjes per ta aftesuar.
Krijo procedua dhe rregulla per cdo veprim ne kompani,per rakordimet midis departamenteve, sidomos ne ndertim,per….prandaj keni juriste ne kompani,qe rrijne kot gjithe diten.
Kerkoni informacion dhe llogari ne menyren dhe kohen e duhur te percaktuar me pare.Mos bertit me shkak apo pa shkak,sepse nuk zgjidh pune, vecse shkaterroni nervat e punonjesve dhe krijoni hendeqe me ta.
Kur punesoni nje punonjes,mos vleresoni vleren e ulet te pages qe kerkon,por aftesine profesionale te tij,vleresimet apo zhvillmet qe ka arritur per te pare egon profesionale te tij.Ai te jep shume ne pune.
Mos shpresoni qe kontabilitetin ta mbajne kontabilistet ,sepse kane shume biznese dhe mundesia per te gabuar eshte evidente.Merre ekonomistin ne kompani.
Vleresojini ekonomistet,pagat e tyre jane qesharake,mos u tregoni sigun ne gjerat e rendesishme,te ka ne dore biznesin,gabimet e tij jane me te kushtueshme.
Nuk e di nese i thashe te gjitha difektet qe evidentova ne kete sezon pune, ne kompanite private,por gjendja e keqe ne kete treg vazhdon te jete e pandryshuar si ne vite me rradhe.