Kushdo i mirepret dhe i lexon me vemendje dhe emocion librat qe flasin per qytetin e lindjes, Gjirokaster e aq me teper kur ato kane per autor nje gjirokastrit autokton.
Libri “Pazari i vjeter”, i autorit Andon Lula, eshte i 6 ne logon “Libri i Qytetit”, cikel botimesh per historine, traditen, kulturen dhe personalitete te Gjirokastres.
Eshte lagjja ku lindi qyteti ne kujtimet e tij, ku autori eshte deshmitar okular dhe protagonist ne shume raste. Autori per shume vite ka grumbulluar fakte, histori, ngjarje, personazhe, te cilat eshte perpjekur ti trajtoje me vertetesi, ndersa lexuesi merr aty nje informacion te gjere.
Ata qe jane te moshuar dhe qe i kane jetuar vete ato histori dhe ngjarje, apo qe kane degjuar nga te tjeret per to, sigurisht qe do te emocionohen, por libri ka vlere e duhet lexuar edhe nga te rinjte per tu njohur me lagjjen e historite e qytetit te tyre dhe te ndjehen krenare per paraardhesit e qyteterimit gjirokastrit.
Duke mos pretenduar se i ka thene te gjitha, ai me modesti kerkon falje per ndonje mungese, por ne e falenderojme autorin per ate cka risjell nga e kaluara dhe e sotmja e lagjes me te vjeter te qytetit muze te Gjirokastres.