in

Kiço Noti, administrator i punishtes Trahana Lunxheria viti i shkuar ishte i ngarkuar me plot pune dhe bamiresi

Per biznesmenin e njohur lunxhot Kiço Noti, administrator i punishtes Trahana Lunxheria viti i shkuar ishte i ngarkuar me plot pune dhe bamiresi.

Keshtu shprehet ai ne nje reportazh te televizionit shteteror Gjirokastra per promovimin e fshatit te tij te lindjes Mingul qe te vizitohet per bukurite dhe vlerat e objekteve, traditat e zakonet e mikpritjes, i dalluar edhe ne fushen e klinarise,bujqesise e blegtorise, pemtarise etj.

Minguli, fshati i lindjes,eshte pjese e pandare e jetes se tij, edhe pse larg, ne Tirane, por vazhdimisht i lidhur me jeten dhe problemet e banoreve, te pasur ne kulture, qytetari dhe gatime.

Ne kete reportazh, “ Rebel i kooperatives”sic i flisnin ne fshat,kujton se ne moshen e rinise, 25 vjecar, sic duket dhe ne kete foto, ne kerkim te nje jete me te mire, kur ne ato vite levizja nga fshati ne qytet ishte plotesisht e kontrolluar, me dije,pune e sjellje qytetare arriti te behet banor i kryeqytetit.

Nga njeri ne tjetrin vit, nepermjet punes dhe studimit formon modelin e njeriut me karakter te mire dhe merr vleresimin e shoqerise shprehur nga ai me mencurine qe tregon ne pune, me natyren paqesore dhe humane materializuar me pas ne zhvillimin e biznesit privat, bashkeshoqeruar me sponsorizime ne kulture dhe bamiresi per njerezit ne nevoje.

Pas vitit 1990 nga te paret, ne teori dhe praktike mbeshteti tregun e lire dhe behet nismetar per krijimin e lidhjeve tregetaree me biznesmene te Janines, fillimisht tregeti me pakice e me pas tregeti te pergjithshme.

Ai mesoi e punoi si lunxhot i mire i formuar me vlerat me te mira te trasheguara nga familja dhe krahina per te qene model edhe ne cilesine e produkteve te punishtes Trahana LUNXHERIA qe ngriti ne vitin 1995 se bashku me nenen dhe bashkeshorten e tij te paharruar,Madalenen.

Tani qe kane kaluar mbi 25 vjet aktivitet, fakte te shumta flasin per ndihmat e tij per familjet ne nevoje gjate termetit dhe pandemise, per rikonstruksionin e nje kopshti per femije ne njesi administrative te Tiranes, mbjelljen e pemeve ne parkun e liqenit artificial, mbeshtetjen e ansamblit folklorikc te krahines se Lunxherise etj.

Per kete vit, edhe me problemet e medha e te veshtira ne ekonomi, me termetin dhe pandemine covid 19, Kiço Noti perseri ka plan dhe objektiva per te rritur cilesine dhe shtuar produktet per konsumatoret vendas e te huaj si dhe per te bere bemiresi, se per te, dhurimi është një akt i bukur dhe domethënës, tradite e familjes dhe krahines se Lunxherise, e pasur ne mikepritje, ne zakone te mira e kulinari,sikunder tregohet ne vidion me poshte ku biznesmeni minguliot tregon dhe per veshtiresite e para ne rrugen e jetes, per biznesin qe ka ngritur dhe zhvillimet ne te ardhmen.

What do you think?

Written by admin

Sot urojme per ditelindjen Dhimiter Anagnostin, “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”

Gjirokastër, sot mot me shira të dendura, gjeni dhe emrin e lules qe çel ne janar kur ben acar!