in

Këtë Lajm Duhet ta Lexojnë të Gjithë Prindërit

Duke parë neglizhencën e theksuar të prindërve dhe të tjerëve ndaj zbatimit të normave të sjelljes që detyrojnë drejtuesin e mjetit apo personin përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve nën moshë, të përdorin sistemet e fiksimit sipas përcaktimeve të bëra në Kodin Rrugor shqiptar, si dhe rrezikun që u kanoset fëmijëve që nuk udhëtojnë në mjete me sisteme fiksimi të posaçme, Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar ndjeshëm kontrollet dhe masat administrative për këtë shkelje që është shkak për aksidente rrugore, me pasoja fatale për jetën, thuhet ne nje njoftim te policise.

Nga kontrollet parandaluese për këtë shkelje, përgjatë 48 orëve të fundit, nga rrugorët e kryeqytetit janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe 12 pasagjerë në cilësinë e mbikëqyrësit së fëmijëve nën moshën 12 vjeç.

# SiguroniFëmijëtNëAutomjet

# SistemiiFiksimitShpëtonJetë

# PoliciaShërbenPërSigurinëTuaj

What do you think?

Written by Admini

Lajmi i Fundit/ Digjet Një Fabrikë e Prodhimit të Dyshekëve në Rrugën Nacionale Kavajë-Rrogozhinë

Mësuesja Veterane Tonine Hido Nderohet me Titullin “ Ambasadore e Paqes”