in

Mësuesja Veterane Tonine Hido Nderohet me Titullin “ Ambasadore e Paqes”

Ne Gjirokaster eshte nderuar me titullin ” Ambasadore e Paqes” edhe Mesuesja Veterane Tonine Hido.

Per punen e saj si mesuese dhe veprimtare e dalluar ajo eshte vleresuar edhe me titullin “ Mesuese e Merituar”.

Tonine Hido , me vendlindje qytetin e Shkodres, eshte mesuese e nivelit kombetar, kontributin e vet e te mesuesve gjirokastrite ne vite e ka pasqyruar edhe ne librin e saj “ “Pertej gjysme  shekulli…si nxenese dhe mesuese”.

Krenar per punen e palodhur dhe vleresimin me titullin “ Ambasadore e Paqes” ndihen edhe koleget dhe ish nxenesit e saj.

Ne faqen e tij ne FB Vasil Muka ka shkruar:” Vertet Kalorse shkodrania qe zbriti nga gjiri i epikave te Mujit e Halilit ne Gjirokastren e lirikave te Cajupit. Sa pasion e dashuri per nxenesit, sa perkushtim e devotshmeri per arsimin,sa thjeshtesi e fisnikeri per gjirokastritet,sa kontribut e delikatese ne studimet e botimet e saj,sa kontribute e modesti ne emancipimin e gruas,sa vlera per demokracine;sa dashuri e harmoni per koleget,sa,sa…Cdo 7 Mars te parin urim per te;here -here ma kalon me telefonon e para,cdo feste pershendetemi.Nuk harron kurre mesuesja ime e dashur te me dergoje  botimet e vyera te saj e une kenaqem e mesoj gjithmone prej saj. Nje shkodrane  ishte e moderuar se bashku me buzeqeshjen e pandare ja shtojne madheshtine e bukurine hijerende vajzes shkodrane Ambasadore ne Gjirokaster. Gjithmone e shqetesuar dhe e impenjuar per mbarevajtjen e arsimit e edukimit ne qytetin tone. Konsulentja time me e mire ne vitet kur drejtoja arsimin dhe gjithmone ne krye te vendit se bashku me zoterinjte e zonjat e tjera te arsimit.Cili e pati mesuese apo e pati njohur nuk u impresionua nga xhentilenca shkodrane e thjeshtesia prej femre,nene e qytetareje,ecja prej zonje te rende e plot hijeshi imponuese?Ajo eshte Nderi i Arsimit, Nderi i Qytetit,Nderi i sejcilit prej nesh,vertet Ambasadore e Paqes. Jete te gjate, shendet e mbaresi ne familje!”.

What do you think?

Written by Admini

Këtë Lajm Duhet ta Lexojnë të Gjithë Prindërit

Ja Pse Gazeta “Odria” Eshtë Një Enciklopedi e Veçantë