Keni harruar te gatuani çomlek me qepe?Cila krahine e ka tradite?
Ja receta: (Gatimi eshte postuar gjithashtu ne grupin tone te FB: Kuzhina Gjirokastrite)
Pergatitur sipas perberesve dhe menyres se gatimit qe na ka derguar nje amvise.
Emrin dhe vend banimin e saj nuk po e tregojme qe ju te jepni mendimin dhe eksperiencen tuaj.
Sasine e qepeve caktojeni vete sipa numrit te antareve te familjes.
Qepet , te rrumbullakta, sigurisht te vogla, pasi qerohen hidhen ne ymdyre per te marre nje skuqje .
Ne nje tigan tjeter, hedhim nje kokerr qepe te grire ne kubike dhe e kaurdisim, po jo shume, shtohet salce dhe kaurdiset bashke. Hedhim pak vere qe mund te zevendesohet edhe me pak uthull nese nuk ju ndodhet,
Shtohen dhe perberes te tjere , pak kripe, pak piper kokerr, flete dafine dhe pak uje, shtohet pak kanelle dhe disa thelpinj hudhra.Tenxheren e mbulojme me leter alumini dhe e vendosim ne zjarr per 30 minuta.
Ja kjo eshte menyra e menyra e pergatitjes se comlekut me qepe.
Po ju si e beni?