Ndërtimet e para Ali Pashë Tepelena i realizoi ne qytetin e tij, rezidenca e dytë pas Janinës.
Kalaja që ndërtoi, madheshtore ne pamje dhe funksionale, dominante me “veshtrimin” e saj Luginen e Vjoses.
Ajo u ngrit ne vitin 1789 mbi bazen e projektit te realizuar nga kryearkitekti Petro Korçari i cili, per nje periudhë gati 10-vjeçare, ndërtoi gjithë kalatë, sarajet, urat e Pashallëkut të Janinës.
Udhetarë dhe historianë qe kane vizituar këtë kështjellë, keshtjellat e tjera por dhe pallatet e projektuara nga ai kane mbetur te befasuar nga madheshtia dhe luksi, nga sallat e mëdha ku qëndronin oborrtarët, shtruar dhe mobiluar mire, me qilima, jastëkë e divanët prej kadifesë më të bukur të Qipros, dritaret me kanata të mëdha xhami, dekorët etj.
Ne pashallekun e Aliut Petro Korçari projektoi edhe Kalanë e Sulit, Nivicës, ShënVasilit në Butrint, Porto-Palermos e ngritur ne mes te detit, dhuratë për Vasiliqinë, një nga gratë e tij për të cilën thonë se edhe pse ishte e re në moshë kur u vra Aliu ajo qëndroi e ve gjithë jetën.
Kalaja e Tepëlenës, e klasifikuar monument i kategorise se pare, tani me investimet e realizuara po vizitohet nga qindra turistë vendas e te huaj.