in

A Ka nje Pergjigje se Çdo te Ndodhe me Familjaret qe kane ardhur me pushime ne Greqi dhe ju Mbaron Afati 3-Mujor ?!..

Ne familjet shqiptare ne Greqi ka lindur nje shqetesim qe lidhet me situaten e krijuar dhe mbylljen e kufirit me vendin e tyre, Shqiperine.

Shqetesimi : çfarë do të ndodhë me familjarët e tyre që kanë ardhur për pushime në Greqi dhe tani ju mbaron afati 3-mujor.

Ja dhe pergjigja e Elona Kataros, e organizates JETA qe e ka ndjekur kete shqetesim:

Ne kontaktuam me policinë në pikën kufitare me Kakavijen, të cilët na njoftuan se nuk kanë marrë asnjë njoftim sesi do procedohet në këto raste. Për momentin, nëse dikush thyen afatin kohor, do të marrë gjobë dhe pastaj, na këshilluan, që i interesuari të bëjë një kërkesë me shkrim në zyrën e shefit pranë kësaj policie, ku të parashtrojë arsyet pse e ka shkelur afatin dhe të kërkojë anullimin e gjobës.

Ndërkohë, pas komunikimit që kishim me pikën kufitare të Kristalopigjisë, na thanë që edhe pala shqiptare nuk ka marrë ende një njoftim zyrtar. Por besohet se asnjë nuk do penalizohet pasi vonesa nuk është për faj të tyre dhe si çdo herë, edhe në këtë rast do të jepet zgjidhje. Përgjigje më të detajuar do të keni nesër”.

Kane kaluar dy dite mbas kesaj, po a ka nje pergjigje zyrtare?

What do you think?

Written by Admini

Ja Si Duhet të Veproni kur Telefoni Shërbimit të Urgjencës Eshtë i Zënë!

Shkrimtari Stefano Massini, 10 Gjëra që Nuk do të Jenë më të Njejtat…