Sot eshte Dita Nderkombetare e Ushqimit dhe menduam te hapim nje teme qe lidhet me Buken.
Ne familje po dhe jashte saj, ne kohe te drekes, me pare po dhe sot degjohej shprehja:” He mo, çdo bejme , do hame buke?!”
Buka gjithmone ka qene baze e ushqimit dhe, si e tille, lufta per sigurimin e saj ka qene e vazhdueshme e ca me shume ne vitet e socializmit qe punohej dhe me parullen “Te sigurojme buken ne vend me forcat tona”.
Per buken ka patur e kane mbetur dhe shume thenie nga te cilat vecojme:”Vdiqa per buke”, “E mbusha barkun me buke”, “ U ngopa me buke”apo thenia e famshme “Buke e kripe e zemer” shprehje e mikpritjes shqiptare.
Ne socializem kishte buke, po jo disa lloje si jane sot, ne shumice ishte buke e zeze e me pak e bardhe. Per te zezen thuhej se kishte me shume vitamina, po e bardha shijohej me shume, se prodhohej dhe me pak, sikunder ndodhte me paninet dhe simitet, gati nje shije, si ne Tirane dhe ne Gjirokaster e gjetke.
Po si i kujtoni buket e para, ç`raport keni sot me buken, hani per te mbushur barkun apo mbani diete, hani nje dhange, nje fete apo me shume.
Ju kujtohet buka 40-tçe, si ishte ne shije ne raport me buket e sotme?
Ju merr malli te thoni, si dikur kur ishit femije” me jep nje dhange?”. Po femijet e sotem e perdorin kete shprehje?
Buken e perdorni me shume ne mengjes apo ne dreke, me gjelle me mish apo pa mish, fjala vjen me fasule, e beni gje pershesh se ka shije me te mire?
Dikur beheshin simite, po a behen tani dhe a i keni shijuar, apo jeni te terhequr nga fjalet qe thuhen se mielli i bardhe nuk eshte i mire?
Ju shijon buke me djathe, me vaj ose me sheqer apo keni harruar?
Po kokodashe keni bere ndonjehere, femijet i njohin dhe nese po, a i pelqejne?
Ja na erdhi ne mendje dhe buka e thekur qe eshte e mire per stomakun .
Thone se kur ne shqiptaret ulemi per te ngrene ne ” sy te botes” dallohemi nga sasia e bukes qe hame. Nuk e dime sa eshte e vertete po themi se tani mentaliteti dhe qendrimi ndaj bukes ka ndryshuar, se hame me pak.
Ja keto jane disa pyetje per buken, per ushqimin, qe na u kujtuan sot ne Diten Nderkombetare te Ushqimit.
Nese ju terheq kjo teme, mund te komentoni!