Keto qershi ne foto te marrin syte, i prek dhe i shijon me mendje, se qershite e ketij viti nuk jane bere akoma, vende vende dhe po, po me pakice dhe jo per shumicen.
Ne Permet e pak me vone ne Plesat te Gjirokastres piqen nga fundi i majit e ne vazhdim gjate gjithe qershorit, disa dhe me vone, ndersa qershite e rruges nuk arrijne te piqen tamam se nuk te thote njeri “ç`ben aty”, jane “per te gjithe” kedo qe ze rruga.
Qershite jane disa lloje e shumica sic thuhet”piqen ne nje dite”, ne nje kohe, po ka dhe te vona qe pemtaret dhe specialistet i dine shume mire.
Siperfaqe te tera me qershi tani nuk jane me se me to nuk jemi sjelle mire, pas viteve 90-te, demtime edhe me dashje duke “harruar” embelsine dhe shijen e tyre , dobite ne shendetin tone,uljen e kolesterolit, te hash” sa te duash” dhe nuk shendoshesh per ata qe kane merak “tulet”, kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak, jane burim i vitaminës C, Vitamines A e sa te mirave te tjera.
Po kete 10 vjecar te fundit ka patur reflektim, jane mbjelle dhe urojme te shtohen blloqet e reja , te hame sa me shume e me cmime te zbutura.
Te shohim kete radhe. Flitet se jane te mbara dhe mezi presim t`i shijojme, ca me shume femijet qe i pelqejne shume!