Sot ka ditelindjen nje nga futbollistet e shquar shqiptar Ilir Pernaska. I urojme jete te gjate e te lumtur.
Kujtojme se Pernaska ka qene nga futbollistet me te medhenj dhe me emocionues te historise se futbollit shqiptar.
Ai ka luajtur gjithmone me ekipin e Dinamos.
Edhe per tifozerine gjirokastrite eshte figure e njohur dhe e dashur se ka nderuar futbollin shqiptar edhe jashte kufijve te vendit.
Karrieren si futbollist e nisi ne moshen 16 vjecare.
Ne nje nga ndeshjet e para me Traktorin e Lushnjes shenoi 2 gola dhe i dha fitoren Dinamos 3-1.
Pas kesaj do vleresohej si golashenuesi me i mire shqiptar me 265 gola gjate gjithe karrieres, i dalluar per levizje te shpejta, kerkimin e topit dhe realizimin e golave me koke.
Si gola shenues me koke eshte vleresuar i gjashti ne radhen e listes te golashenuesve me te mire te kampionateve evropiane ne rang klubesh te shekullit XX.
Sic ka shkuar Saimir Z. Kadiu, Pernaska luajti 15 ndeshje me ekipin perfaqesues ku shenoi 5 gola. Përnaska bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare më 26 maj 1971 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e lojërave olimpike kundër Rumanisë. Me 14 nentor 1971 ne ndeshjen kunder Turqise ne Tirane shenon 2 gola ne fitoren 3-0.
Ndeshja e fundit me perfaqesuesen e luajti ne Finlande me 2 shtator 1981…Kam pare live ne te gjithe karrieren e tij lojtarin me te talentuar te futbollit shqiptar Sulejman Demollarin…por po te me pyesin per me te madhin qe kam pare ne futbollin shqiptar do te thoja menjehere:
ILIR PERNASKA…”
Fotot Saimir Z. Kadiu