Eksperti i njohur i Shëndetit Publik,Erion Dasho ne faqen e tij ne fb ka hedhur sot kete postim lidhur me Covid 19 ne vendin tone:
“Lakrorit” COVID janë duke i dalë të gjithë petët!
Sëmundja që futi në panik botën më në fund po shfaqet ashtu si pritej – një sëmundje si mijëra të tjera.
Sigurisht me pasojat e veta në shëndet, me grupet e riskuar, me komplikacionet dhe, fatkeqësisht, me viktimat e saj, por as më shumë dhe as më pak se një sëmundje të cilën e njohim më mirë çdo ditë që kalon.
Në fillim të epidemisë së COVID u raportua se personat asimptomatikë luanin rolin kryesor në transmetimin e virusit. Kjo në kundërshtim me atë që dihej rreth gripit dhe mjaft viruseve të tjerë respiratorë (përfshi SARS-CoV-1), ku asimptomatikët kanë pak ose aspak rol në transmetim.
Fakti që COVID besohej se transmetohej nga personat asimptomatikë bëri që SARS-CoV-2 të etiketohej edhe si “virus djallëzor”.
Dje Organizata Botërore e Shëndetësisë hoqi edhe një nga misteret e fundit lidhur me COVID. Studimet e fundit tregojnë se transmetimi i SARS-CoV-2 nga personat asimptomatikë (pa shenja) nuk luan rol domëthënës në transmetim.
PËR MENDIMIN TIM, KJO DO T’A THJESHTOJË DHE DO T’A BËJË SHUMË MË TË LEHTË KONTROLLIN E COVID! REALISHT NJË LAJM SHUMË I MIRE”