Qeni policor “Brand” eshte bere i njohur per publikun shqiptar dhe te huaj.
Fama e tij eshte shperndare ne ekranet e televizioneve, ne internet e jo vetem. Tani per te flitet e tregohet ne cdo familje shqiptare, por dhe ne kopshte e shkolla ku femijet shprehen me dashuri e plot kureshtje per veprimet e mahnitshme te tij zbuluese ne kerkim mes rrenojave te pallateve te rezuara ne Durres nga termeti i 26 Nentorit per gjetjen e njerezve te gjalle nen to.
Nga ato dite qe “ Brandi” ishte ne detyre, te cilen e realizoi me sukses, tani eshte duke vazhduar stervitjen per te qene ne cdo rast i gatshem ne sherbim te njerezve.
Pamje interesante nga edukimi dhe stervitja e “Brandit”, nenkujdesin e kujdestarit te tij, sjell nepermjet vidios te percjelle ne faqen e tij ne FB, miku i gjirokastraonline, z. Gentian Mullaj, zedhenes i Policise se Shtetit.
Ndiqni vidion e do te mbeteni te befasuar nga levizjet plot mencuri te qenit “Brand” gjate kerkim-zbulimit te njerezve te gjalle nen rrenoja.