“Mema” ka dale mbi ” vilarin” e rruges ku vizitoret ne mot te mire qendrojne dhe soditin natyren e parkut te bukur te Viroit te qytetit te Gjirokastres.
Sipas fotove qe ka percjelle Bujar Dudumi, drejtor i shkolles se muzikes ne Gjirokaster, pasionant i natyres dhe vizitor i shpeshte i parkut te Viroit, ne cdo stine, edhe ne dimer, shohim se “Mema” kete radhe pas nje heshtjeje jo dhe fare te gjate, e ka teperuar, eshte ” egersuar” e po zbrazet vrullshem mbi “ gropen” e liqenit, ndersa shiu vazdon…