Kryebashkiaku i Gjirokastres ka uruar sot me rastin e Dites se 8 Marsit 5 gra gjirokastrite, historia e te cilave eshte dhe e shume grave te tjera te zakonshme qe ia kane dale mbane ne familje e ne pune dhe sot jane shembull i forte per gra e vajza te tjera.
Ato, sic Ai shkruan ne faqen e tij ne fb jane:
Marianthi Karaulli, pastiçierja duarartë, mjeshtre e oshafit gjirokastrit dhe ëmbëlsirave të tjera.
Ëngjëllushe Tuqi, gruaja që ndërtoi nga hiçi një biznes familjar dhe i qëndron punës tek koka sot e kësaj dite. Hotel “Gjirokastra” është kthyer në një pikë referimi për të huajt dhe vendasit që vijnë në qytet.
Lumturi Leme, rrobaqepëse për më shumë se tre dekada. Me këtë zanat mbante familjen dhe rriti fëmijët.
Vjollca Koko, mjekja mbi karrige me rrota që nuk u dorëzua kurrë dhe nuk rresht së shërbyeri për njerëzit.
Hëna Lengo, aneja fisnike dhe buzagaz që rrezaton urtësi. Pa gratë si ajo, ky qytet nuk do të ishte kaq i magjishëm sa është.
Si këto që ju tregova ka plot shembuj vajzash, nënash që lindin, rriten, jetojnë në Gjirokastër dhe i japin shumë këtij qyteti. Një buqetë me lule dhe një përqafim është më e pakta që mund të bëjmë sot për to. Gëzuar 8 Marsin!” shkruan Flamur Golemi.