in

Ja Si e Pësuan Sot Di Gjirokastritët në Dyqanin ” Djathë Gjirokastre!”

Te di gjirokastritet sot vendosen te hidhnin nga nje gote po djathin ta blenin ne dyqan se nuk ju dilnin leket per te pire secili nga nje dopjo. Dhe ashtu bene.

E provoi i pari djathin dhe i tha shitesit:

– Djathe, po djathe, djathe Gjirokastre me shur!

Shitësi u bë pikë e vrerë, gati ta qëllonte. U ndie keq që i shau djathin “ më të mirë në botë” , me emer dhe ne Amerike, po u mjaftua duke e sharë me mendje “ Ik more shurrak!”.

-More, ç`pati ai qe u buhavit ne surrat?

-E zune angusat, se i shave djathin. Po shahet djathi i    Gjirokastres?!

-Nuk e shava, djathi i Gjirokastres eshte me shur..

-Po ç`me thua shur mo, o kokebode, u bere si dadohadizë. Edhe me mua do talleç?! –

-Daramara, keshtu i thone, shur…Mire ai, se helbete, dhender brenda, po dhe ti nuk e di, te ruat qe je gjirokastrit i vjeter!

E lane muhabetin ne mes dhe u kthyen per te takuar mesuesin e tyre te gjuhes, te pinin nje gote dhe te mesonin per kuptimin e fjales shur nese kishte kuptim te mire.

Perpara gotes se rakise mesuesi i gjuhes e nisi biseden shtruar.

-Fjala shur në të folmen e Gjirokastrës ndez dhe “luftë” midis përdoruesve të saj, sic ndodhi dhe me ju te dy dhe shitesin. Fjala shurrë ne përdorim vlerësohet e rëndësishme dhe e vecantë e gjuhës shqipe, kryefjalë jo vetem për gjirokastritët por dhe mbarë popullsinë e vendit, të rritur e femije në majë të gojës kanë shprehje të tilla si “ me zuri shurra”, “ më griu shurra”, “ Do të të bëj shurrën në kokë” etj, po fjala tjeter, pra fjala shur, s`ka lidhje me shurren e vertete. Shqiptohet njelloj po shkruhet ndryshe.

-Po mire o Profesor, cdo me thene kjo shur per shurre dhe nuk eshte nje?! Mos na fut ne te thella tani?! Babai tim e kishte per turp ta zinte ne goje kete fjale, vlerësohej  fjalë “turpe” edhe nga te tjeret.

-Ndersa tani – vazhdoi mesuesi i gjuhes- është në modë e bashkëshoqëruar me shprehje zinxhir në të folmen e përditshme, edhe me fjalë të përveçme “ shurak”, “shurruthull” e sa ka te tjera!

-Mire thua, po kur thone dhe ne parlament “ Ik bë shurrën!”.

-Ashtu eshte- vazhdoi mesuesi i gjuhes-Kjo fjale feks dhe ne kuptim tjeter, si shumë fjalë popullore të Gjirokastrës, po kaq mjafton qe te mos zgjatem ne shpjegime gjuhesore se jane komplekse, mjafton qe ju te dy u kuptuat e tani mire beni te sqaroni dhe ate shitesine e djathit, t`i thoni qe eshte fjale e mire dhe po e do me fjalor bejini kete shpjegim:shur dmth nam e perdorin vetem gjirokastritet ne kuptim te mire.Psh. djathi i Gjirokastres eshte me shur.

-Mire thua te vemi se s`kemi per te gjetur djathe me te mire, djathe me shur..

What do you think?

Written by Admini

Ja Sa Mirë, Çelën Dhe Manushaqet e Para!

Viti 1921/ Baba Sulejmani, Ja Cfarë i Tha Justin Godartit:”Ne Duam të Mirën e Njerëzimit dhe Jemi Miqtë e Besimtarëve të Gjithë Feve”.