in

Ja shuma e dhene nga qeveria per ndërtimin e Teqesë së Shtufit në Gjirokastër

Qeveria jep mbi 1 milion euro për katër komunitete fetare në Shqipëri.

Qeveria ka miratuar vendimin për shpërndarjen e më shumë se 1 milionë eurove në dispozicion të bashkësive fetare në Shqipëri.

Me firmë të kryeministrit, Edi Rama shuma prej 113 milionë lekësh të reja nga buxheti i shtetit 2023, do të shpërndahet për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, kishën Katolike dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Në fondin që do shpërndahet, pjesa më e madhe është caktuar për subvencionimin e gjysmës së pagës minimale për punonjësit e administratës dhe institucioneve arsimore që janë pjesë e këtyre komuniteteve.

Gjithashtu është caktuar shuma prej 13 360 000 lekësh për ndërtimin e Teqesë së Shtufit në Gjirokastër. Kalimi i këtij fondi në llogaritë e përfaqësive fetare do të bëhet njëherësh brenda këtij muaji./ Korca Raport/

What do you think?

Written by admin

FESTIVALI I TRETË I GASTRONOMISË SHQIPTARE NË GREQI

Ne Lazarat/ Qendra #CALT, iniciativë për kultivimin, grumbullimin dhe përpunimin e bimëve medicinale të fermerëve të zonës