in

Ja cfare thote legjenda per Manastirin e 4o shenjtoreve

Manastiri i 4o shenjtoreve eshte nje nga destinacionet në guidat turistike të Sarandës qe , se shpejti, me ndertimn e rruges, do te kete dhe me shume vizitore.

Shkurt , sipas legjendës, ja pse Manasriri ka kete emer. Thuhet se, 40 ushtarët e arrestuar kristianë, që i përkisnin Legjionit XII “Rrufeja”, u vunë para alternativës: Ose të ndërronin fe, ose të pranonin vdekjen. Pranë vendit të martirizimit ndodhej një banjë e ngrohtë në dispozicion të atij që do të ndërronte mendje. Ata refuzuan dhe u dënuan me vdekje. Vdekje nga i ftohti. Ata i detyruan të qëndronin lakuriq nëpër qeli në kushtet e temperaturave të ulëta të dimrit. Thuhet se njëri prej tyre u përjashtua nga tortura për t’u kujdesur për kufomat dhe në vend të tij u fut njeriu që kujdesej për banjën. Por ai u zhvesh, duke deklaruar me zë të lartë se ishte kristian dhe numri i martirëve mbeti sërish 40. Për këtë sakrificë heroike, feja ortodokse, i shpalli të 40te ushtaret shenjtore.

What do you think?

Written by admin

Akademia e Shkencave, Konferencë shkencore kombëtare, ne nderim te atyre që bënë luftën fitimtare të Vlorës

Agron Mema per librin e Prof. Dr. Lluka Heqimi, “ Dr. Miço Xhaferi-Kirurgu i jugut-Mjeshtër i Madh”