in

Ja çfarë kanë bërë “Djemtë e Bendit”në lagjen Pllakë në Gjirokastër

Dr. i njohur Murat Kaçi na shkruan se sot per banoret e shtepive rrotull Bendit ne lagjen Pllake te qytetit te Gjirokastres, e vecanerisht per te moshuarit, ishte nje dite e vecante dhe e gezuar.

Me inisiativen e Andit , Mediut, Maliqit, Muzos, Enit, Ergestit, Nardit, Nertilit, e shume te tjere djem te lagjes moren pjese ne montimin e tre stolave, ne vendin e “bendeve” per pushimin e moshes se trete dhe nisma do te shoqerohet edhe me vendosjen e vazove me lule mbi kollonat.

Nje nisme e re kjo dhe e vleresuar nga te moshuarit qe dhe ata dikur kur ishin te rinj kane punuar per permiresimin e kushteve ne lagje e vecanerisht per krijimin e terreneve sportive prane shkolles “29 Nentori” , sot shkolla Çajupi.

Tradita  per te permiresuar kushtet e pushimit dhe argetimit ne lagje vazhdon dhe shume mire qe eshte menduar edhe per vendosjen e vazove me lule qe me siguri “rrenjet” e tyre do jene nga lulet e avlive per te cilat kujdesen aq shume nenat dhe nuset e shtepive te lagjes Pllake.

 

 

 

 

 

 

 

What do you think?

Written by Admini

Pejsazh-qëndisur bukur në gjergjef me muline, përvojë dhe keshilla nga Jani Barxo për qëndistaret

“Covid 19 dhe Lekura juaj” – Kujdes nga keto Probleme te Lekures qe i sjell Koronavirusi!