in

Hudhra qe lufton “syrin e keq”, ja cfare duhet te dini ne Diten Nderkombetare te saj…

Sot ne bote festohet Dita Nderkombetare e Hudhres, bime e studiuar (mbi 700 studime shkencore), sepse paraqet vlera të pazëvendësueshme mjekësore gjithashtu dhe ushqimore.

Për 5000 vjetët e fundit të historisë njerëzore, hudhra është përcaktuar si një mrekulli, dhuratë e çmuar e natyrës. Kjo bimë pa kërkesa të tepërta për klimën-tokën-agrotenikën, ka gjetur përdorim në një shumëllojshmëri funksionesh për shoqerinë njerëzore. Ky super ushqim, i ardhur nga lashtësitë, gëzon popullaritet e vëmendje të veçantë në rritje edhe sot nga kulinaria e mjekësia moderne. Për shkak të këtyre dobive per njerzimin të zbuluar qysh në lashtësi eshte pasqyruar në shumë mite e bestytëni.

HUDHRA NË MITOLOGJITË DHE BESTYTNITË E POPUJVE

Çastet më të bukura dhe më të brishta në jetë, siç janë fëmijëria, martesa, gëzime të tjara apo fatkeqësi, njeriu ka besim dhe kërkon mbrojtjen e hudhrës; kjo e mbështjell këtë bimë me misticizëm. Hudhra dhe kripa, si në Ballkan ashtu edhe në vendet e tjera në Evropë janë përdorur për të mbajtur larg krijesat e këqia dhe në tërësi të keqen.

Sipas mitologjisë, pasi djalli u zhduk nga Kopshti i Edenit, në gjurmët e tij të majta mbiu hudhra dhe në gjurmët e djathta mbiu qepa. Këtu besoj se zë fill shprehja që përdorim shpesh ne shqiptarët: “nga hudhra, nga qepa” kur duam të themi majtas ose djathtas.

Ndërsa dita ditës po vërtetohen nga shkenca përfitimet mjekësore të përshkruara e të thëna që në lashtësi për hudhrën, Bestytënitë, Mitet ende përvoja bashkohore nuk i ka konfirmuar, por ato janë zbatuar që në lashtësi dhe vazhdojnë të kryhen edhe në ditët tona.

Hudhra në Ballkan dhe vendet e tjera në Evropë, përdoret për të luftuar ‘syrin e keq’. Dy tre thelpinj u vendosen fëmijëve të mbarë, nuseve, madje edhe dhëndurëve, krushqve e njerëzve të suksesshëm e të ekspozuar në publik.

Shpesh, shtëpive nëpër dyer u vendoset një varg me hudhra, për të larguar të keqen, xhindet. Një varg me hudhra u vendosen edhe hardhive, pemëve me prodhim të mbarë, arave e kopshteve, për të larguar ‘syrin e keq’ apo të keqen. Kur shohim ndonjë gjë të mirë e të bukur, shpesh thuhet “hudhra, hudhra” që do të thotë: vendos hudhra që ta mbrosh nga ndonjë e keqe.
/Pergatitur nga Koco Mosko/

What do you think?

Written by admin

Vullnetaret e Gjirokastres ne luften e Vlores ne 1920 (Emrat e pjesemarresve ne kete lufte)

Koco Vasili sot ka Ditelindjen dhe nga zemra e urojme, ta gezoje, me shendet e jete te gjate e te lumtur!