in

Historia e Tregut të Vjetër në Gjirokastër, nga pjesa Juglindore e Kështjellës e së fundmi në Bashte të Teqesë!

Fillimisht në pjesën juglindore të kështjellës, pastaj në Sheshin e Pasha Kaurit ne Pazar te Vjetër dhe per disa dhjetëvjecarë në Bashte të Teqesë.

Për gjirokastritët, tregu mbetet stacioni i parë i “betejes” per gatimin. Sipas kronikave te largeta, fillimisht tregu në Gjirokastër, shtrihej në pjesen juglindore te keshtjelles dhe me kohe u afrua ne lagjen Pazar i Vjeter, ne vendin qe dhe sot i ka mbetur toponimi Pasha Kaur dhe më pas në Bashte të Teqesë.

Një historian i huaj ka shkruar per fshatare qe vinin edhe nga Kurveleshi e Himara. E Hena ishte Dita e Pazarit te Madh, te tjerat ditë të zakonshme, me më pak mall e levizje. Nga Kurveleshi vinte qumesht, disa lloje djathëra, mish, kos ne kacupë, nga fshatra te Tepelenes “zbrisnin “drithëra, thierza e hudhra, kafshë te trasha e te imta, por dhe qershi, pekmez e mjaltë, gurë stëralli per lëmenjë, nga Berati kuaj te degjuar, gjela deti, nga Vlora peshq te kripur, gjalpë, kripë e dyllë, nga Himara vaj, portokalle e cerga, nga Mallakastra vaj me tre grosh e gjysem oken, ndersa nga fshatra rreth qytetit, me shume fruta e prodhime bulmeti si, nga Plesati rrush me kofina, Dropulli kunguj te kuq per byreke, pjepra, miell misri per mumulige, kamomil aromatik, nga fshatra te Lunxherise barishte, mane te kuq, Peshkepia qepe e fruta me shumice, nga Zagoria gjalpe te pashkrire te Dhembelit, nga Pogoni are e caj mali. Edhe nga Manastiri i Cepos, vend i begatë per bulmet e fruta, vinte qumesht e kos i paster, i trashe, thelë, qe pelqehej shume, ndersa geget, nga veriu, ngulur ne qytet apo ditë shëtitës, vinin rrotull sheshit te Pazarit me tepsi ne kokë mbushur me embelsira qe bertisnin “Hallva, kosallva, hallva me ara”.

Në Pazar shitej dhe kukurec, qe shitësit e reklamonin edhe me vargje si keto:

Kukurec me dhjamë kec,
Kukurec me rigon,
Kush e ben e mundon,
Kush e ha e shërron.

Nga koha ne kohë tregu ketu u gjallerua me rritjen e shkembimeve tregtare me jashte, me Greqine, Italine, Turqine etj. Tregtarë vendas merrnin veshje por dhe ushqime. Pas vitit l920, keto shkembime u shtuan me futjen e mjeteve te transportit. 8 te tilla ne `26-ten ne perdorim nga shofere gjirokastrite dhe dropullite. Me to udhetohej ne Tirane, rrethet e Jugut si dhe ne Janine.

Kur tregu lëvizi mbi Qafen e Pazarit, ne Bashte të Teqese, (sot Medreseja), Llonxha e quanin fshatarët në kuptimin se i mblidhte te gjithe, pati jete me te gjate. Aty kaloi disa dhjetevjecare, me shtrirje e hapesire me te madhe per shitjen e perimeve e frutave, gjësë se gjalle, ushqimeve, druve te zjarrit etj. Në këtë treg mbas viteve `50 u ngriten dhe disa njësi sherbimi, tregtore te mbuluara, per shitjen e fruta-perimeve, bulmetit, por dhe artikujve te tjere ushqimore. E hena dhe e Premtja ishin dite me te ngarkuara,mbasi ketu zbrisnin fshatarë edhe nga Zagoria, Pogoni e Golemi që vinin në këmbë dhe kaluar, ne mushka e gomare. Në treg kishte shites dhe bleres, shumica qytetarë, por dhe fshatarët, pasi shisnin mallin, benin Pazar ne dyqanet e Qafës së Pazarit, në kinkalerite, dyqanet e stofrave e kepuceve, artikujve te perzier për ndertimet, njesite e sherbimeve te rrobaqepsise, sidomos atyre me porosi.

Tregu fshatar ne Bashte të Teqesë vazhdoi deri ne vitin 1964 se me pas, me urdhër, u prish dhe doli jashtë funksionit.

What do you think?

Written by admin

Gjirokastriti më jetëgjatë i evidentuar deri më sot! Beqir Mosho kapërceu shekullin dhe nuk do e besoni sa jetoi e punoi akoma…

Dita e Ujit të Bekuar në Gjirokastër! Ja kush u hodh dhe kapi kryqin te bregu i lumit Drino!