Burrat e pare te Pazarit te Gjirokastres qe benin humor per te shkuar kohen dhe per qejf!

Burrat e pare te Pazarit te Gjirokastres benin humor per te shkuar kohen dhe per qejf, jo me lendime e qejfmbetje, hidh e prit si keto qe do te tregojme:

 

Nje usta qe mbushte vrimat e medha te mureve me gure e llac,e pyeten:

– More vella, ke do me shume, cekanin apo mistrine?
Ustai e kuptoi qe donin ta vinin ne loje dhe heshti, po ndihmesi i tij,dha pergjigje me vargje:
-Ocekan, o faqezi/ faqebardhe moj mistri

 

Nen kube tek xhamia:
-C`e bere thellezen?-pyeten dyqanxhiun.
-C` e doja thellezen, zuri buti rezen-ishte pergjigja e dyqanxhiut.

 

3 mysafire e bene me fjale dhe i zune deren nje gjirokastriti me dreka e darka, 2 dite radhazi.

Diten e trete, kur do iknin, e falenderuan per pritjen e ngrohte, ndersa gjirokastriti ja u ktheu:

-Piutheni pragun e deres se nga sot e tutje nuk do ta shikoni me !

 

Dihet qe ka dhe ustallare qe punojne shkeleshko dhe, i zoti i shtepise, si kontrolloi punen dhe gjeti plot te meta, ju kerkoi ustallareve qe t`u blente veglat e punes.

Ustallaret ja shiten po nga kureshtja e pyeten:– Mire mo, merri, po perse i do?

-Qe mos me renci me ne prak,- u tha i zoti i shtepise duke ju mbyllur deren.

 

E pyeti kuzhinieri gjirokastrit Ali Pashe Tepelenen:

– Madheri, deshironi ndonje gje tjeter per dreke?

-Po-iu pergjegj Pashai-me sillni ne pjate nje koke dhe nje zemer ustai!