in

“Heroi i Popullit” Selam Musai me bust në Tiranë

Dëshmorit tepelenas dhe ‘’Heroit të Popullit’’, Selami Musait i është ngritur bust në Tiranë 100 vite pas ra në Luftën e Vlorës.

Në ceremoni ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj cili tha se për këtë projekt e shtyu Gramoz Ruçi, dhe theksoi se gjithmonë dikush me bërryl duhet të kujtojë në mënyrë konstante për të kujtuar figurat historike.

”Ruçi më shtyu që të bëhet ky projekt në 100- vjetorin e Tiranës. Dikush me brryl duhet të na kujtojë në mënyër konstante. Mënyra më e mirë për të kujtuar Selami Musain në 100- vjetorin e Tiranës. Dua që t’i japim një mirënjohje, një miku të pakënduar, një heroi të heshtur Ladi Llaka, profesori i arteve, skulptori që ka realizuar këtë vepër. Për të kujtuar të kaluarën dhe për t’i pasur përjetësisht mes nesh figurat historike.

Si nip Vlore, nga Velça më takonte të isha i përfshirë në këtë projekt. Një popull që nuk e di nga ka ardhur nuk e di ku do shkojë. Kemi mbërritur këtu falë betejave konstante. Të kujtojmë si një burrë 63- vjeç, asnjëherë nuk është vonë për kombin tënd. Dje kisha takim me të rinj. Më thanë që ishin shumë të rinj për të bërë ndryshim. Por për 2020 njeriu i vitit është Greta Thunberg, një 16- vjeçare. Kemi mjaftueshëm shembuj se cilëndo moshë përfaqësojnë nuk është shumë i ri apo shumë i vjetër për t’i shërbyer këtij vendi.”- tha Veliaj.

Top Channel

What do you think?

Written by Admini

Kush është shqiptari që Presidenti Donald Trump e nderoi me medaljen më të lartë për arritje akademike

Shtyrja e Kesteve te Kredive – Nje Mashtrim apo Cfare?