in

Hamejte e Qafës së Pazarit në Gjirokastër që Vangjel Jovani dhe Nuro Alikua i paguanin me leke ne dore ndersa kuzhinierët me ndonjë të hollë nga xhepi dhe…

Nga vitet 60 -70 Gjitokastres i mungonte transporti public ne lagjet e larta malore dhe paisjet e ndryshme shtepiake beheshin me kafshe ose me krah.

Hamejte e Qafes se Pazarit ishin nga te paret qe hidhnin mbi samaret e kraheve dollape me sirme, karrige e tavolina, krevate druri e me tel te perdredhur, pune te renda qe leku nxirrej me djersen e ballit se jo me kot edhe thoshnin filanit i doli luku nga vendi.

Hamejte nuk ishin te organizuar ne nje apo dy ndermarrje me vete po ca ne shtet e me te shumtit privat qe zinin qoshet me diell te dyqaneve te Mesit te Pazarit dhe prisnin punen .

Ne shtet dmth ne administraten publike qe quhet sot, si ne Komitetin Ekzekutiv, ne Banken e Shtetit e institucione te tjera paguheshin me leke ne dore, me fature. Ata gezonin kur siguronin pune qe lekun e merrnin brenda dites, ne dore, me firmen e Vangjel Jovanit dhe me vone te Nuro Alikos ne komitetin ekzekutiv sa here conin apo nxirrnin qe andej tavolina e karrige , ngarkonin apo shkarkonin qynyrin e kaldajes apo kryetari nderronte paisjet me te reja ne rastet kur lajmerohej se do vinte filani nga udheheqja e larte e qeverise dhe Partise.Kjo ndodhte dhe ne institucione qe, nese merrej vesh se do vinte i Madhi dhe do bente vizite ne x institucion, hamallet ishin ne levizje, punonin deri ne mesnate qe paisjet te vendseshin te reja ose te leviznin nga nje institucion ne tjetrin ose dhe kur vinin nga Tirana dhe ngarkoheshin perseri, sidomos kolltuqet.

Disa nga hamejte kishin lidhje, marreveshje pa kontrate me disa insitucione. Keta ishin me te forte fizikisht dhe realizonin pune te veshtira si ne transportin e qymyrit per kaldajen e Turizmit ku drejtori Fori Kobuzi i trajtonte me leke ne dore por dhe me ndonje dreke xhaba. Po keshtu Ali Shehu , tekniku i radios, sa here qe kishte mitingje ne sheshin e Cercizit , aktivizonte dy hamej qe te conin dhe kthenin paisjet e renda,i paguante me fature me firmen e drejtorit Stavri Zerves dhe me shperblim moral, kenga e pare ne radioposte shpesh fillonte me kerkesen e hamejve te Radios qe pershendesnin familjet o me ndonje valle o me kenget e Raxh Kapurit.

Nje kategori nga hamejte e Pazarit mbante lidhje ditore me kuzhinieret e rosticerive dhe restoranteve te shtetit. Ata ne te shumten e rasteve per punet qe benin, transport te mishit e pacave te barkut te gjese se gjalle, qumeshtit e perimeve, merrnin ndonje te holle nga xhepi i kuzhiniereve zemer mire Jorgo Mukes, Selo Gerxenaj, Peci Minges etj. qe nuk kishin te drejte te paguanin me fature, hanin dhe ndonje pace apo gjelle me dhe pa mish, pilaf e makarona nen to me ndonje berxolle te pjekur forte.

Ja keshtu e shkuan jeten dhe punen hamejte e Qafes se Pazarit ne ato vite qe punonin per te mbajtur familjet po dhe per te hedhur ndonje gote jashte radhe e duke kenduar tek Kurveleshi dhe Sopoti.

Ja shkoni larg dhe i kujtoni se e meritojne respektin dhe mirenjohjen!

What do you think?

Written by admin

Kujtese/ Një pllakë përkujtimore e munguar për kompozitorin e shquar të muzikës së lehtë shqiptare Kastriot Gjini

Jorgo Mici me ekspozite personale ne Dervician