in

Grupi folklorik i krahinës së Lunxhërisë këngë për biznesmenin e njohur lunxhot Kiço Noti

Udhëtimi i lunxhotit minguliot Kiço Noti ne jete, pune e biznes eshte nje rruge gati 30 vjecare e realizuar me sukses mes veshtiresive dhe sakrificave per te arritur me te miren per vete, familjen dhe shoqerine.

Me eksperience dhe pune krijuese Kiço Noti ka ditur te çaje perpara ne çdo aspekt te veprimtarise shoqerore e prodhuese, te shfaqet i palodhur dhe i guximshem, drejtues dhe organizator profesionist ne pergjigje te kerkesave te tregut te lire per te  arritur cdo enderr dhe deshire.

Dhe ja rezultati:

Pas viteve 90-te, Kiço Noti qe ne rini rebel per progresin dhe i hapur ne shoqeri, terhoqi vemendjen e konsumatoreve si prodhuesi i pare i trahanase dhe rosnicave tradicionale me emer sot ne Shqiperi e jashte kufijve te saj, deri ne Amerike, Gjermani e Australi.

Shembulli i tij ne kete fushe eshte nje tradite e percjelle dhe e trasheguar nga fisi, familja dhe prinderit e dashur, e konsoliduar nga Ai me mbeshtetjen e pakursyer ne vite te  nenes se shtrenjte dhe bashkeshortes se tij te ndjere, Madalenes nga koha e krijimit te kompanise Trahana Lunxheria ne vitin 1995.

Ne keto vite, me fjale te ngrohte, zemer te mire e pune te palodhur  Ai ka bere per vete edhe bashkekrahinasit e tij lunxhot, te fitoje dashurine e respektin, te lartesohet,vleresohet e nderohet edhe me kenge njera nga te cilat e ngritur per te ditet e fundit.

Kjo kenge per te eshte vetem nje pjese e shkeputur nga libri i madh i jetes se tij te ngarkuar me shume dashuri per njerezit dhe punen, plot mesazhe humanizmi, qytetarie e bamiresie, materializuar prej tij ne ditet e permbytjeve , te termetit dhe pandemise,  shprehur dhe interpretuar emocionalisht nga grupi i famshem polifonik i krahines.

Ne vargjet e kenges jane bashke vitet e ngarkuar plot arritje dhe vleresime ne realizimin e objektivave, aftesite dhe cilesite e guximit dhe vetmohimit per ta ngritur dhe mbajtur kompanine , per te qene gjithmone edhe prane njerezve ne nevoje.

Ne vargjet e kenges jane bashke arritjet dhe vleresimet, fryma e dashurise dhe humanizmit, qytetarise dhe bamiresise te bizmesmenit te njohur lunxhot Kiço Noti, vleresuar e nderuar edhe ne kete kenge te ngritur nga bashkekrahinasit jehona e se ciles do te mbetet perjetesisht pjese e pandare e thesarit te trashegimise folklorike te krahines se Lunxherise.
(kenga)

What do you think?

Written by admin

Si e mesoi Bajofshehuri qe di gjirokastritet tek Çoçoli e pinin ujin pa leke !

Byreku me qumesht ka nje sekret qe na e dergon mikesha e Gjirokastra Online