Jo vetem ne shtepite e medha e me dy porta por dhe ato me te voglat e Gjirokastres ka patur nje komunikim te vecante e per t`u patur zili aq sa sot dhe nuk arrihet te besohet.
Ne to gjitonia, “ qytetaria e pare” ka qene ne lartesine e marredhenieve shume te ngushta, miqesore, shoqerore, me sjellje te admirueshme, e mbajtur me tradita e zakone te mira, me jete materiale te varfer por te pasur shpirterore dhe ka shkuar e qete midis brezave.
Nje karakteristike e njohur dhe e degjuar ka mbetur dhe sot ne kujtimet e me te vjeterve. Ata thone se ne shtepi te tilla me dy porta pothuajse ne cdo ore dyerte ishin te hapura, trokitej ne cdo ore te dites si per nje filxhan kos ashtu dhe per nje filxhan vaj.
Nje situate e tille per te sotmit duket çudi dhe nuk eshte dhe nje kohe fare e larget, tradite ne vazhdim e jetuar, sic ndodhte ne shtepite e mbledhura rreth sheshit te Mejdanit ne lagjen Cfake, ne lagjen Pazar i Vjeter, Manalat e Dunavat apo lagje te tjera.
Dita dhe deri vone ne mbremje kalonte ne nje shoqeri te hapur, gjitoni te ngrohte, miqesore, me vajtje ardhje, e pa ngarkuar me sjellje dhe energji negative, ne solidaritet e ndihme per jete pa lendime…Dhe femijet ne shtepite e njeri tjetrin hynin pa trokitur e pa pyetur kush eshte brenda, luanin bashke e nuk zinin nje lek me dore.
Ne Pazar te Vjeter vetem nje vjedhje ka ndodhur nga 1926 e ne vazhdim dhe kjo nga hajdute jashte Gjirokastres qe u kapen nga xhandermarria e kohes dhe u denuan, akt i botuar edhe ne gazeten Demokratia .
Dikush sot ka te drejte te mendoje ndryshe dhe te shprehet mosbesues ndaj gjitonise se pare ne mjedisin gjirokastrit me ” dyer te hapura” se, per aktualitetin qe jetojme, siç dhe thuhet me humor tani, shikohet nga syri magjik dhe vrima e çelsit…
.