Gjirokastra nderon 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Atdheut !
Në 77-vjetorin e Çlirimit jane bere homazhe dhe jane vendosur kurora me lule ne varrezat e Deshmoreve te Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit tonë kundër okupatorëve të huaj.
Kryetari i Bashkise Flamur Golemi eshte shprehur: Bijtë dhe bijat e Gjirokastrës u bënë pjesë e formacioneve partizane pa dallim feje, krahine dhe ideje, duke dhënë edhe jetën në emër të lirisë. Lufta Nacionalçlirimtare shënon një prej faqeve të ndritura të historisë, kur vendi ynë u rreshtua në krahun e Koalicionit Botëror Antifashist. Sakrifica e dëshmorëve për një Atdhe të lirë është përmbushur, idealet e tyre vazhdojnë të mëkojnë brezat e rinj në rrugën e prosperitetit dhe zhvillimit të vendit.