Ky eshte njoftimi i Ministrise se Turizmit dhe mjedisit, nga 3390 ne gjithe vendin.
Këto burime jane pika kulturore, monumente te natyres, objekte kulti, po a shfrytezohen te gjitha keto burime?!
Burimi i pare turistik eshte vete qyteti, pamja e tij madheshtore, mbreselenese, fantastike, befasuese.
Hajde mos e pelqe Gjirokastrën me këtë pamje !
Ja dhe kalaja e qytetit, nga me te medhate e me te bukurat ne gjithe Ballkanin!
Lugina e Drinos, fshatrat e Lunxherisë, vargmalet, Libohova, Labova e Kryqit, Nepravishta edhe këto burime turistike te mrekullueshme.
E megjithatë nje pjese jo e vogel e pikave turistike te rrethit te Gjirokastrës mbeten te panjohura e të pashfrytëzuara si nga turistët vendas ashtu dhe turistët e huaj ne Lunxheri, Zagori, Kardhiq, Picar, Laboven e Zhapes etj.
Dhe tjetër:
Gjirokastra si qytet ende mbulohet më shumë me vizita gjysem dhe nje ditore.
Agjensite turistike tregohen të shtrenguara për t`i ofruar grupeve qëndrime afatgjata ne Gjirokastër që ato të “ngopen” jo vetem me bukurite por dhe vlerat historike, kulturore e kulinare të saj dhe pikave të tjera turistike ne rrethinat.
Duket problem jo i panjohur por i padiskutuar me pergjegjesi nga ata që kane ne dore te ndryshojne nje situate te tille, që grupet turistike të mos nxitojnë me uje e byrekë ne duar se ju iken autobuzi për Sarandë, por t`i zëjë edhe dreka edhe darka në Gjirokastër.
Kjo do te ishte ne interes të qytetit, te ekonomise dhe te ardhurave ne rritje te bizneseve dhe familjeve që ushtrojne nje aktivitet te tille.
Mbase do ndodhe. Këtë urojme!