16 vjetorin ne UNESKO Gjirokastra e perkujtoi me fjalime, veprimtari promovuese, dekorime,artikuj ne shtyp,edhe me vidjo te percjella ne internet.
Kjo atmosfere qe vazhdoi disa dite u ndez dhe me shume dje ne mbremje ne mjediset e Qafes se Pazarit nga ku kengetare dhe orkestra percollen kenge e muzike te rende, por dhe jo valle e kaba sikunder ka ndodhur me pare, vite te shkuara, edhe pa tingujt e bandes frymore te qytetit.
Ne keto 16 vjet, gjithshka ka ecur mire e bukur, me perpjekje e veshtiresi, me investime, donacione e programe konkrete, edhe kulturore qe nuk kane munguar nga 1998 e ne vazhdim per te ardhur ne vitin e sotem kur Qafa e Pazarit dhe krejt ansambli arkitektonik ne pese degezimet eshte mbuluar me cati te re dhe cdo objekt nen te i mbrojtur nga shiu dhe dielli; me njesi private dhe aktivitete te larmishme sherbimesh, edhe te tradites,punime te gurit, drurit, qendisje,kulinare etj.
Duket se me ndertimin e parkingut ne sheshin e Cercizit dhe venien ne funksion te dyqaneve te mbetura ne degezimet e Qafes se Pazarit e ne vecanti asaj qe zbret per Hazmurat, nuk ka me nevoje per investime te medha, vec nderhyrjeve qe mund te bejne pronaret per shfrytezimin edhe te kateve te dyta.
Radhen tani mendojme se e ka Gjirokastra Tjeter, ajo pertej rrethrrotullimit te zones historike te Pazarit, lagjja e Pare e qytetit Pazari i Vjeter, lagjja Cfake, Dunavat e Manalat, Palortoja e Varroshi, Meçitja dhe Hazmurati, edhe keto te vjetra ne moshe e me shtepi monumente te kategorise se pare e te dyte qe prej vitesh kane “hapur gojen” per donacione e investime, por qe ende pronaret e tyre nuk kane mbeshtetje per rijetezimin e banesave te tyre.
Eshte enderr per ta dhe mire per qytetin turistike qe dhe ato te ngrihen ne kembe qe edhe Gjirokastra Tjeter te behet e bukur e terheqese si Qafa e Pazarit dhe krejt ansambli arkitektonik.