in

Gezuar Ditelindjen Chris Hassler, me shendet e jete te gjate !

Sot urojme per Ditelindjen edhe arkitektin amerikan Chris Hassler qe prej 13 vitesh banon ne nje shtepi qe ka blere ne lagjen Pazar i Vjeter, lagjen e pare te qytetit historik te Gjirokastres qe mbrohet nga UNESCO.

GEZUAR DITELINDJEN KRIS HASLER, ME SHENDET E JETE TE GJATE! 

Ne Gjirokaster, Kris Hasler njihet nga te gjithe dhe gezon respekt e mirenjohje per  marredheniet e mira e te sinqerta me banoret, njohjen me personalitete te artit e letersise, intelektualet e qytetit dhe njerezit e thjeshte.

Ai erdhi ne Gjirokaster si vullnetar i Korpusit të Paqes dhe u be qytetar i saj duke u perfshire ne aktivitete vullnetare per te ndihmuar familje ne nevoje.

“Amerikani i qytetit” , sic i flasin banoret e lagjes dhe qytetit, ka studiuar për arkitekturë dhe planifikim urban në Shtetet e Bashkuara, dijet dhe energjite ne kete profesion i ka vene dhe vullnetarisht ne sherbim te njerezve.

Kontributi i tij eshte i vecante ne fushen e arkitektures, ne mbrojtje te vlerave te qytetit te Uneskos duke bashkepunuar me degen Rajonale te Monumenteve, Bashkine e qytetit, pronaret e shtepive te vjetra karakteristike,etj.

Ne lagjen ku banon, ne Pazar te Vjeter, pas zjarrit qe ra dhe shkrumboi krejt banesen e fqinjit, Ai u beri thirrje miqve te tij per ndihme permes rrjeteve sociale dhe, mbi bazen e fondit te mbledhur, ndihmoi duke punuar edhe vete per ngritjen e shtepise se djegur.

Krisi , veç ndihmes financiare qe dha, siguroi nje pjese te te hollave dhe rendi ne Drejtorine e Monumenteve per te siguruar miratimin e projektit dhe fuqine punetore.

Punoi edhe fizikisht, ne kohe te keqe, ne shi, ne transportin e materialeve , mbajtjen e trareve ne krah dhe rrasave të gurit për të mbuluar çatinë.

Profesionalizmin dhe vullnetarizmin, kujdesin , ndihmen e dashurine per Gjirokastren, Kris Hasler e ka shprehur me punet qe ka realizuar dhe planet qe ka per te ardhmen per qytetin e tij qe ka nevoje per me shume investime sikunder eshte bere ne qendren historike por qe tani sipas tij keto duhet te shtrihen edhe ne lagjet e tjera ne sherbim te turizmit.

“Duhet të jepet më shumë ndihmë. Gjirokastra është në UNESCO dhe qyteti ka shumë rëndësi për Shqipërinë dhe më gjerë. Turistët vijnë këtu të shohin këto shtëpi që tani janë braktisur në fakt. Ka shumë nevojë për investime këtu”, eshte shprehur Kris Hasler ne nje interviste per Zerin e Amerikes.

Urimet me te mira per Kris Hasler qe Gjirokastren e do dhe e njeh me pellembe, ashtu fshatrat e saj dhe mbare natyren shqiptare, malet dhe bregdetin,pemet dhe lulet:

       “JETE TE GJATE E TE LUMTUR FESTOFTE DHE 100 VJETORIN!”

What do you think?

Written by admin

Petro Laboviti figure e shquar e bujqesise shqiptare

“Kuzhina Gresa” sjell risine e makaronave bio ne shtepine tuaj!