Jo per muhabet, per te shkuar kohen, po per te ndare nje shqetesim te perditshem, per gatimet e dimrit, di gjirokastritet mengjesin e sotem, 15 janar 2021, e nisen sapo diedhi nxorri koken nga Buretua e zbardhur.
– He mi si u gdhive? Mire te gjithe?
– Mire mi , mire! Ja me kohe bashke!
– Dhamburit sot se na doli siri per nje cike diedh, na mbiti i shuari shi!
– Po mire mi, c`do gatuajme sot?
– U moj xhiko, qe pa hapur site doren tek tenxherja!
-Po ti c`ke qe nuk te qesh nuri! Ku ta kem, kadhaballek, fukaradhek, vjen ora dhe leshohen si te limaksur, behen 7 luge bashke…Fasule do ve sot, nga ato qorret se te trashat pine shume val!
-Nje filxhan e aq se dalim nga catia,thote gjyshja time!
-Po ti cdo bëç?
-Me te rrema, te dali ku te dali, po nje mende me thote nje birek me thunder, me zor te dredhur ne mes.
– Me zor te dredhur? Thuaj lakror qe te jesh ne rregull!
-Jo mi jo, zorre, hordhi puro…Do ta qaj me lote!
-E sho, me frive fufat…Ika une!…
– Po dale mi, ku e thien, kemi dhe kafete?!
-Ika, ja per nje cike, sa te ve fasulet. Nje udhe e di pune, flasim se cdo gatuajme dhe per darke…