Luftëtari e ka gjetur golin që në minutën e 2, teksa Shkurtaj ka arritur të mposht portierin Selmani.
Në minutën e 14 Fangaj ka lënë vendasit me 10 lojtarë, pasi ka ndalur në mënyrë të parregullt Bregun. Ekipi i Mezanit është kundërpërgjigjur, teksa ka qenë shumë pranë golit të barazimit në disa raste.
Pjesa e dytë ka nisur sërish me protagonizmin e miqve, teksa kanë dyfishuar me anë të Rrocës. Laçi nuk është dorëzuar për asnjë moment duke gjetur golin me anë të Shtubinës dhe Nikës.
Aleksi është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë menjëherë pas golit të Nikës, duke barazuar kështu edhe numrin e lojtarëve.
Ne minuten 65′ Nika barazon rezultatin pas një gabimi fatal të portierit Ruçi, pas një dalje të gabuar.
Laçi-Luftëtari 2-2.