Masivizimi i sporteve ishte karakteristike nga vitet 60 e larte ne qytetin e Gjirokastres. Femijet e rinia aktivizohej ne disa lloje sporti, gati ne te gjitha si ne futboll, volejboll, basketboll etj.
Skuadra futbolli kishte gati ne cdo ndermarrje, sidomos ato te medha, ne fabriken e kepuceve, uzinen metalike, mekanike bujqesore etj.
Takimet midis ndermarrjeve ne futboll ishin te pervitshme, ndersa spontane te vazhdueshme. Ekipet mbeshteteshin edhe me uniforme falas me fondet e ndermarrjes. Nga takimet trajneret zbulonin talentet dhe shembujt nuk mungojne.
Shkas per te kujtuar ekipet e futbollit te ndermarrjeve u be kjo fotografi, me lojtare te fabrikes se lekure kepuces, ekip i organizuar, kompakt dhe i dalluar ne aktivitetet futbollistike lokale.
Nuk mund te themi se cili nga keta lojtare ka qene me i miri, kush luante ne mbrojtje, ne sulm apo portier, po nje gje:
Pjesemarresit ne kete skuader mund te ndriçojne kureshtjen tone, te mesojme emrat e tyre, kush ishte trajner i ekipit, si kane perfaqesuar ndermarrjen ne kampionatet miqesore midis ndermarrjeve, institucioneve dhe kooperativave te asaj kohe; a ka patur talente qe kane luajtur me ekipin e pare apo te dyte te qytetit, si i kujtojne ngjarjet sportive qe i kane shoqeruar”
Po ju te tjeret a keni marre pjese ne skuadrat e futbollit apo sportet e tjera ne ndermarrje, institucione e fshatra?