Mesuesi veteran Sokrat Kutra para dhe pasclirimit te vendit ka qene mesues i fillores.
Më 1926, mbaroi normalen e Elbasanit dhe me gëzim priti emërimin në një shkollë fillore të Gjirokastrës.
Me zell dhe vullnet filloi punën me qëllim të edukonte dhe të mësonte brezin e ri por edhe vështirësitë ishin të mëdha.
Ka marre pjesë në organizatat demokratiko-përparimtare, që u krijuan herë pas here në qytetin e Gjirokastrës si ajo e arsimtareve etj.
Ne vitin shkollor 45-46 u emerua drejtor i shkolles ” Koto Hoxhi”, shkolle me 5 klasë, nga klasa e parë deri në klasën e peste, me nga 1 paralel, gjithsej 300 nxënës që banonin kryesisht në lagjen Varrosh te qytetit.
Ketu, per here të parë u zgjodh komiteti i prindërve dhe funksionoi edhe këshilli i shkollës ku, krahas mësuesve, bënin pjesë edhe disa banorë të lagjes Varosh si Agllaia Laboviti, Pando Sheshi, R. Kotro, D. Hashorva të cilët merrnin pjesë aktive në jetën e shkollës.
dhe ndihmonin në zgjidhjen e problemeve të saj.
Mesuesi i Merituar Sokrat Kutra eshte nderuar dhe vleresuar gjithmone.
Jeten e kaloi me pune edhe vite pas pensionit, ne shoqerine e mesuesve dhe drejtuesve te arsimit qe jane dhe ne kete foto se bashku me te, te gjithe te shquar ne mesimdhenie e ne drejtimin e institucioneve shkollore.