in

FESTIVALI I TRETË I GASTRONOMISË SHQIPTARE NË GREQI

FESTIVALI I TRETË I GASTRONOMISË SHQIPTARE NË GREQI

Në zemër të Athinës, në hijen ikonike të Akropolit, kjo ngjarje e rëndësishme vjen si vazhdimësi e festivalit tonë të parë që zhvillohet në të njëjtin peizazh në vitin 2019.

Ne festival gjeni dhe shijoni: ushqime, embelsira dhe pije nga e gjithe Shqiperia, punime dore dhe krijime artistike te anetareve tane, kenge dhe valle tradicionale nga artiste te komunitetit tone, kostumet tona tradicionale, cmime per personalitete komunitare ne fushen e gastronomise, artikuj vintage dhe krijime te dizajnuara posacerisht hapësirë.

Shoqatat shqiptare të komunitetit do të udhëtojnë nga qytete të ndryshme të Greqisë për të ndjekur dhe përfaqësuar festivalin.

Në event do të marrin pjesë të ftuar specialë nga Shqipëria, Greqia dhe vende të tjera.

Vendndodhja: Qendra Kulturore Universitare Webster, 5 Markou Aureliio, Plaka, Athinë.

Duke ofruar shumën prej 5€, forcohet fondi i Lidhjes së Gruas Shqiptare në Greqi dhe mund të shijoni dy nga ushqimet e menusë së festivalit.

 

What do you think?

Written by admin

Mufit Çeli:Mirënjohje e vlerësim për djemtë e këgës !

Ja shuma e dhene nga qeveria per ndërtimin e Teqesë së Shtufit në Gjirokastër