in

Evis Fico kadidate per kreun e ILDKPI

Evis Fico eshte kandidate per postin e larte te kreut te ILDKPI. Sot ne Kuvendin e Shqiperise ajo ka prezantuar profilin e saj arsimor, eksperiencen dhe platformen si kandidate ne gare per kreun e ILDKPI.Si këshilltare për marrëdhëniet me parlamentin, pranë Ministrit të Drejtësisë ka kryer detyrat, në përputhje me ligjin, me përkushtim të vecantë, me korrektese e transparencë profesionale.

Fjala e saj sot ne Kuvend:
Të nderuar deputetë,
nuk mund të përmend shumë nga kontributet e mia për të mos marrë nga koha juaj, por më lejoni të përmend:
§ Përkushtimin, korrektësinë e angazhimit tim të shfaqur në këtë Kuvend, si pjesë jo vetëm e mbrojtjes së nismave ligjore të Ministrisë së drejtësisë apo nismave të tjera të bashkëpropozuara, por veçanërisht si anëtare e grupeve të punës të ngritur nga Kuvendi dhe ju si komision I ligjeve, lidhur me 4 ligjet e paketës penitenciare, si një angazhim që jam e nderuar të isha pjesë, duke bashkëpunuar ngushtësisht mbi çdo qëndrim të paraqitur gjatë konsultimeve të bëra nga ky kuvend, organizmat ndërkombëtarë që operojnë në vend si dhe grupet e interesit.
§ Ndjekjen dhe koordinimin e çdo iniciative, angazhimi, raportimi në çdo komision të këtij kuvendi, si:
§ nismat ligjore,
§ raportimet e ndryshme që Ministria e Drejtësisë bën në Kuvend,
§ raporti mbi mënyrën e zbatimit nga organi i prokurorisë të rekomandimeve prioritare të dhëna nga këshilli i ministrave në luftën kundër kriminalitetit, ku përfshihet dhe lufta kundër korrupsionit;
§ rapaorti mbi 5 prioritet kyc, mbi plotësimin e 15 kërkesave të KE ku Ministria është raportues dhe lider për kapitullin 23 Gjyqësori dhe të drejtat e njeriut,
§ raportimet mbi dy prioritetet madhore Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.
* Duke punuar në një institucion i cili është koordinatori kombëtar kundër korrupsionit, ku kanë detyrimin e raportimite disa Institucioneve shtetërore, një prej të cilëve është edhe ILDKPI, zotëroj profesionalisht një fushpamje më të qartë dhe gjithpërfshirëse të angazhimeve, të punëve të mira por edhe të nevojave për përmirësim në këtë institucion.
* Jam njohëse e situatës së ndërveprimit të këtij institucioni me institucionet e tjera në vend por dhe me organizmat ndërkombëtarë mbi realizimin e objektivit në luftën kundër korrupsionit, pasurimit të padenjë të zyrtarëve të lartë dhe konfliktit të interesit duke ndjekur plotësimin eë rekomandimeve të lëna nga organzimat ndërkombëtarë sic është Greco (grupi I shteteve kundër korrupsionit të këshillit të evropës), tashmmë me rekomadidmet e raundit 5 të publikuar më 3 Dhjetor 2020; Rekomandimet e rezolutës së Majit 2020 për vitin 2019 të Kuvendit; Rekomandimet e Komisionit Evropian për vitin 2020.
SFIDAT E KËTIJ INSTITUCIONI JANË TË SHUMTA NË RAPORT EDHE ME REKOMANDIMET E LËNA si nga Kuvendi, GRECO, Raport progresi për vitin 2020.
Duke marrë në konsideratë këto sfida, unë vij me një platformë dhe një qasje të re.
VIZIONI PËR TË ARDHMEN DHE CFARË DO TË BËJA
1. Së pari synimi im është rritja e besimit të qytetarëve.
a) Këtë synim do ta realizoj përmes një politike të hapur,( friendly) më të dukshme/vizible , duke forcuar urat e bashkëpunimit me qytetarët, median dhe shoqërinë civile, veçanërisht duke forcuar urat e bashkëpunimit me median investigative në drejtim të rritjes së transparencës institucionale për publikimin e deklaratave të interesave private dhe informimin e duhur në lidhje me mekanizmin e sinjalizimit.
b) përmes ndërgjegjësimit të mekanizmave të sinjalizimit nga ana e publikut, ku pranë tyre do të gjejnë tek unë një derë të hapur për cdo shqetësim të arsyeshëm, të besueshëm dhe faktik.
2) Do të nxis përshpejtimin e shqyrtimeve të rasteve në kohë dhe me eficencë për të vijuar procesin e reformës në drejtësi.
Në këtë drejtim, do të intensifikoj bashkëpunimin ndër-institucional me organet e rivlerësimit kalimtar (vetting-ut) për përmbushjen e detyrave funksionale brenda afateve të parashikuara nga Kushtetuta dhe kuadri ligjor në fuqi për procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
2,me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), si dhe bazuar në listat e subjekteve të rivlerësimit dërguar nga këto organe dhe afatet e përcaktuara prej tyre, duke përmbushur edhe rekomandimet e rezolutës së kuvendit.
4. Do të angazhohem maksimalisht që të vijoj punën e iniciativës ligjore të prezantuar nga Ministria e Drejtësisë dhe miratur me VKM 22.04.2020 për sistemin elektronik te publikimit në faqen e internetit të deklaratave dhe interesave private të projektuar për vitin 2021. Një rekomandim i kuvendit dhe Greco. Funksionimi eficient dhe i qëndrueshëm i sistemit elektronik të deklarimit të interesave private dhe plotësimit të kuadrit ligjor dhe ndjekja e realizimit të kontratës specifike për qëndrushmërinë e sistemit do te jetë një angazhim i imi.
3. Do të intensifikoj bashkëpunimin me organet e reja të drejtësisë, për subjektet kandidatë për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë dhe ushtrimit të kontrollit të pasurive, të ligjshmërisë së burimit të krijimit të tyre, të përmbushjes së detyrimeve financiare nga subjektet kandidatë dhe personave të lidhur me ta.
5. Do të angazhohem në krijimin e planit të integritetit në këtë institucion duke ndjekur modelin e Ministrisë së Drejtësisë e cila në 7 tetor miratoi planet e integritetit dhe metodologjinë vlerësimit të riskut për administratën qëndrore të MD..
6. do të rris rolin aktiv themelor atë të monitorimit në cdo insituticion ldhur me deklarimin e aseteve dhe konfliktin e interesave përmes
a) Përpilimit më të thjeshtëzuar të normave dhe rregulloreve, udhëzimeve , manulaeve për detyrimet dhe rolin e këtij organi. Kjo duke u bazuar edhe tek Evidentimi nga GRECO se ky institucion ka rregulla komplekse në parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimit të pasurive për ministrat zvministat, këshilltarët rekomandon
7. zbatimin të mekanizmave të mbrojtjes nga hakmarrja
8. Mungesën e këshillimit individual dhe konfidencial për zyrtarët publike do ta zëvendësoj me një plan masash konkrete dhe një strategji ndërvepruese në koordinim me institucionet ku cdo zyrtar të këshillohet konfidencialisht siç duhet nga stafi veçanërisht për çështje që lidhen me integritetin, konfliktin e interesit. etj. Në këtë kuadër do të vlerësoj zhvillimin e trajnimeve jo vetëm me autoritetet përgjegjëse por dhe me zyrtarët individualisht për mbështetjen, trajnimin dhe këshillimin e drejtpërdrejtë të zyrtarëve që i nënshtrohen detyrës për të deklaruar interesat dhe pasuritë privat Edhe pse kuadri ligjor pësoi ndryshime në 2014 lidhur me këtë mbetet punë për tu bërë në funksionimin efektiv dhe të rregullt.
9. Krijimi i një mekanizmi referues dhe të unifikuar në bashkërendim me njësitë përgjegjëse, përmes hartimit të raporteve statistikore koherente, dhe minimizimi i përpunimeve manuale si për ligjin pë sinjalizuesit dhe për deklarimin e pasurive do te jetë sfida ime .Ky është një institucion që përpunimi i të dhënave personale dhe sensitive është i rëndësishëm ndaj një urë komunikimi do të jetë me komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale.
10. Ngritja e kapaciteteve të një stafi për të qenë i plotë me burime njerëzore dhe mbështetje financiare dhe një kuadër të plotë ligjor.
11. Do të adresoj rekomandimin e Greco mbi Paqartësitë e vlerësimit rast pas rasti( deklarimit ad-hoc ) të konfliktit të interesave
12. Do të intensifioj një bashkëpunim me 144 njësitë përgj dhe 466 njësitë në komp.private.
dhe njësisë së inteligjencës financiare, drejtorisë së tatime, doganave ne hetimin dhe invetigimin e rasteve komplekse kriminale. Ky bashkëpunim ka prodhuar disa rezultate.
Ligjshmëria, siguria, shpejtësia dhe transparenca do të jenë shtyllat ku do të mbështetet puna ime.
* Me arsyen se jam në pajtueshmëri të plotë me kriterin e mospërfshirjes në kategoritë përjashtuese për kandidim. Nuk jam dhe nuk kam qenë anëtare e ndonjë partie politike, deputete, zëvendësministre, ministre, nuk kam qene dhe as jam pjesëtare e strukturave të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe Shërbimit Informativ Shtetëror. (neni 13) , mbajtëse e certifikatës së sigurisë së nivelit B dhe me arsyetimin se .-
* Pasja e mundësisë për të kontribuar për vendin tim në respektim të parimit të trajtimit dhe mundësive /shanseve të barabarta ku askujt nuk i mohohet e drejta për të ecur në karrierën e tij nëse plotëson kriteret ligjore në bazë të cilësisë dhe meritës. ku për institucionin për të cilin unë aplikoj, Integriteti moral, transparenca e plotë jo vetëm profesionale por edhe e të gjitha të ardhurave dhe aseteve, janë një kusht ”sine qua non”,
* Garantoj sot përpara jush se të gjitha sa më sipër do ti vë në shërbim me qëllim luftën kundër korrupsionit të funksionarëve publikë sipas kategorive të ligjit në bazë të deklarimit të interesave private dhe parandalimin e konfliktit të interesave të zyrtarëve publikë, dhe më japin besimin plotësisht se një vizion ndryshe dhe një qasje e re është për tú pranuar, me qëllim përgjigjen e sfidave në realizimin e objektivave dhe përpjekjeve të vendit tonë në luftën kundër korrupsionit, si kusht dhe detyrim thelbësor në kuadër të procesit të integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian;
Faleminderit!

What do you think?

Written by admin

Gjyshe dhe nena, tani qe holloni, kthehuni ne femijeri, bejeni kete “loje” me vogelushet !

Eshte ndare nga jeta Profesori i njohur gjirokastrit Adem Mezini