in

Esperanto – Gjuha që bashkoi një Gjirokastrit me një Braziliane!

U njohën në takime ndërkombëtare si dhe me shkembime letrash në gjuhën esperanto e cila dhe i bashkoi dhe sot janë një familje në Rio De Zhaneiro, kryeqytet i Brazilit.

Nga viti i parë i lidhjes e deri tani G.Muco dhe braziliania Zelije kane vizituar disa herë Shqipërinë, ashtu dhe Gjirokastrën e Libohovën. Zelija, nëpunëse në një nga institucionet e drejtësisë në Rio, ka vlerësuar klimën, arkitekturën, vlerat e trashëgimisë muzeale dhe kulturore, mikpritjen dhe gatimet karakteristike.

Më pare G. Muco dhe Zelija, të dy drejtues të shoqatave të gjuhës esperanto në Tiranë dhe Brazil, kanë punuar që kjo gjuhe ndërkombëtare asnjanëse që nuk ka qëllim të zëvendësojë gjuhet kombëtare, të perdoret si mjet komunikimi ndermjet popujve te ndryshem te botes ne jeten shoqerore, shkencore, politike etj.

Në vitin 1987 kjo gjuhë festoi 100 vjetorin e krijimit, e pasuar me veprimtari te tjera.

Krijues i kesaj gjuhe eshte mjeku polak Ludoviko Zamenhof (1859-1917). Esperanto tashmë kontribuon me efektivitet ne afrimin e njerezve, te kulturave dhe popujve te ndryshem, se “barriera e gjuhes” nuk ekziston më.

Lidhja esperantiste Shqiptare (Albana Esperanto-Ligo) ne Shqipëri u krijua ne muajin mars te vitit 1991. Ajo prezantohet sot brenda e jashte vendit me nje reviste ne faqet e se ciles pasqyrohet veprimtaria e levizjes esperantiste ne vendin tone dhe ndihmon ne lehtesimin e komunikimit midis njerezve, si gjuhe e thjeshtë, e lehte dhe e shpejtë per t’u mesuar.

What do you think?

Written by admin

Qahitë e Gjirokastrës – Byreku Karakteristik Gjirokastrit nga një Mjeshtre si Gjylsua e Kores në Cfakë

Hoteli ku Fjeti Mbreti i Italisë – Emanueli i III, me Arkitekturën e saj Neoklasike Italiane, sot Hotel Sopoti pret të shitet!