in

Erion Veliaj per ndarjen nga jeta te Valter Gjonit:Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë…

Eshte ndare nga jeta Valter Gjoni, autor i disa botimeve historike per Tiranen.

Sot, per lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te Valter Gjonit, Kryetari i Bashkise Erion Veliaj ka shkruar:

Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë.

I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës.

Valter Gjoni lindi ne Tirane ne vitin 1954. U arsimua ne nivel parauniversitar po ne Tirane dhe ne vitin 1978 perfundoi studimet universitare prane Akademise se Arteve, ne degen e artit Dramatik.

Zhvilloi veprimtarine profesionale si aktor dhe regjisor ne Trupen Artistike te ushtrise, ne Teatrin Popullor(sot Kombetar) prane Kinostudios Shqiperia e Re dhe Radio Televizionit Shqiptar.

Ne biografine e tij artistike ka 60 role ne teater dhe estrade, 8 role ne kinematografi dhe 5 filma dokumentare.

Ne vitin 1987 , krahas studimeve pasuniversitare per titull shkencor te nivelit te pare perfundoi edhe studimet e specializimit ne degen e gazetarise prane fakultetit te shkencave Politike e Juridike.

Ka bere disa kualifikime ne France, Hollande, Danimarke, Finlande, Itali, Greqi etj dhe ka qene anetar i nominuar i disa organizatave nderkombetare, etj.

Me vitin 1985 e ne vijim ka punuar ne Kom. Ekz. te Tiranes qe me pas u emertua Bashkia e Tiranes dhe ka mbajtur detyra te rendesishme per artin, kulturen, ceremonialin e qytetit dhe artistike jashte funksioneve te tij zyrtare.

Ka realizuar 20 ekspozita dhe 8 botime tematike per vlerat historike, kulturore dhe njerezore, kryesisht per Tiranen.

Eshte nderuar me tituj nderi te vendit dhe nderkombetare si dhe “Mirenjohja e qytetit te Tiranes”.

What do you think?

Written by admin

14 Nentor 1908, Kongresi i Manastirit ku mori pjese edhe patrioti i shquar gjirokastrit Bajo Topulli

Varavingo në Pazar me gjiveç e tepsi për bakllava e revani, në Cfakë e Dunavat grip me kollë dhe zuqam…