Televizioni Mediaset ne Itali vendosi qe emisioni i dites se sotme “Non E La D’Urso” te transmetohet pa publik ne studio.
Nuk dihet se sa do te zgjase kjo situate e jashtezakonshme me rrezikun e koronavirusit qe sa vjen dhe shtohet, por he per he stafi i emisionit vendosi qe te tregoje me shume kujdes dhe pergjegjshmeri per publikun ne salle ashtu edhe stafin me tekniket qe punojne per programin.
Ne ditet ne vazhdim edhe emisione te tjera do te zhvillohen pa publik ne studio.
Nderkohe qe ne fillim te emisionit eshte shfaqur live kryeministri Konte i cili nder te tjera tha se personat qe kane ikur na karantina jane identifikuar dhe u eshte bere kontroll i vecante.
Apeli i tij ishte se pavaresisht gjendjes emergjente do te ne survejim te plote dhe tha se nese ndieni simptoma te virusit duhet te paraqiteni menjehere ne objektet e caktuara mjekesore sepse nese kapet ne kohe virusi luftohet dhe kushdo mund te shpetoje mbasi te izolohet dhe trajtohet nga mjeket, te cilet sic tha ai jane nga me te miret ne bote.