E ndërtuar rreth vitit 1820, në fillesat e saj lidhte tre qytete kryesore në Jug, Gjirokastër, Libohovë dhe Janinë. Ura me harqe e Kordhocës është gjithashtu edhe një pikë lidhëse e hapësirës mes zonës së Lunxhërisë dhe Dropullit.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
E konsideruar si një ndër ndërtimet më të rëndësishme të periudhës otomane, ajo është e gjatë rreth 20 m dhe rreth 4 m e gjerë. Filma të tillë si “Ja vdekje, ja liri”, “Dasma e Sakos” apo “Muri i gjallë” e kanë patur këtë urë pjesë të skenave të tyre interpretuese.
Ujërat e shumta të Drinos në sezonin e shirave dhe mungesa e vëmendjes në vite kanë dëmtuar themelet mbështetëse të këmbëve të saj. Gjendja e rënduar e urës evidentohet më së shumti pas tharjes së lumit.
Drejtoria e monumenteve në Gjirokastër ka folur për një projekt restaurimi që pritet të zbatohet në muajt e verës pas shterimit të ujërave. Shpresojmë më të mirën…
/folshqip
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)