Kane kaluar shume vite po nxënës dhe mësonjës te shkollës “Koto Hoxhi” kur kujtojne krizen e krijuar edhe ne shkollen e tyre me ngjarjet e `97 e `98 sjellin nëpër mend drejtorin e tyre Kosta Dodo në mbrojtjen “fizike” te saj ashtu dhe në mbarëvajtjen e procesit mësimor-edukativ.
Shkolla “Koto Hoxhi” ishte e vetmja në qytet që u mbajt në gjëndje të mirë e pa dëmtime, kjo dhe për meritë dhe sakrificë të drejtorit dhe personelit te saj.
Ka shumë aspekte që nuk mund te harrohen:
Mesimi rifilloi ditën e hënë më 5 maj 1997. Në nëntor 1997 me fondet e dhena nga fondacioni Soros filloi rikonstruksioni i katit të parë, banjave dhe rrethimi i shkollës. Për herë të parë në muajin tetor 1997 u zgjidh me votim organi Qeveria e Nxënësve ku mblodhen për herë të parë në një organ të tillë.
U hapen dhe dy klasa te para nga fondacioni “Soros” që punuan me metodologjine “Hap pas Hapi”. Kontrolli i drejtorisë u përqëndrua në drejtim të metodave të reja të mësimdhënies. Nga mësuesit E. Mosko, K. Çani, E. Kllapi, A.Diamanti, L. Kuçi, K. Rizo, J. Buka, T. Mezini, R. Rogo, J. Karajani, K. Dule, D. Kazo, B. Toro, D. Konomi, V. Shuli, Z. Kane, N. Pango, A. Nasto, F. Korbeci, S. Bajrami, H,Veizi, V. Koci, H. Danaj ngulmohej për një të mësuar aktiv dhe krijues.
E vecantë e vitit shkollor ishte edukimi i të drejtave dhe lirive themelore të njëriut tek nxënësit.
U zhvillua një konkurs ku vendin e parë e fitoi klasa e 8-të A. U organizua edhe konkursi me krijimet më të mira në poezi, vizatim dhe punimet më të mira u cuan në konkursin kombëtar në Tiranë.
Nxënësja e klasës së 8-të Doriana Gjoni e shkolloës fitoi vendin e parë në olimpiadën e matematikës në bazë rrethi (prill 1996 ) dhe perfaqësoi rrethin në Tiranë.
Në shkollën Koto Hoxhi, si shkollë metodiste e përcaktuar nga Ministria e Arsimit, bënin praktikë studentët e Universitetit Eqrem Cabej tek mësuesit metodistë në të dy ciklet, kurse mësues formatorë në shkollë ishin Violeta Koci, për ciklin fillor, Liri Kuçi – matematike, Marjana Paçeli – biokimi e Figali Rogo për histori-gjeografi.
Nje shfaqje e bukur u dha në kinoteatër nga nxënësit e klasave të para për festën e abetares nën drejtimin e mësuesve Dasho Dalipi, Adelina Barxo, Alma Vardhami e Donika Kalluci, kurse nxënësja e klasës së parë D Alisa Muço hapi një ekspozitë pikture në fillim në shkollë, pastaj në Tiranë.
Në konkursin kombëtar të piktorëve të vëgjël në Tiranë në qershor 98, nxënësja e klasës së 7A Eneida Laboviti fitoi vendin e trete. Po në qershor qeveria e nxënësve dhe grupi artistik i shkollës dhanë çfaqje në jetimoren e Sarandës dhe u binjakëzuan me shkollën “9 tetori” Sarandë.
Në prill 98 nxënësi i klasës së VII B Arion Lani zuri vendin e parë në olimpiadën e matematikës klasa e tete në bazë rrethi.
Dhe te gjitha këto veprimtari u zhvilluan ne vitet e veshtira të krizës që kaloi Gjirokastra si gjithe vendi.
Kosta Dodo, per disa vite drejtor i shkollës Koto Hoxhi, emigroi ne Greqi ndersa tani eshte me banim ne Londer, Angli. Ai ka kontribuar edhe per hartimin e historikut te shkollës, punim i mbeshtetur nga fondacioni Soros.