in

Doktoreshë Vjollca Koko:”Kemi nevojë për shërbime komunitare, shëndetësore dhe sociale”

Sot, është dita ndërkombëtare e Sklerozës Multiple.

Në këtê ditë zhvillohen aktivitete në të gjithë globin, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut, të politikbërësve në nivelet lokale dhe vendore për barrën që shkakton MS tek individi dhe familjarët, për nevojën që kanë të sëmurët me MS për shërbime komunitare shëndetësore dhe sociale.

Ne faqen e saj ne fb doktoresha e njohur Vjollca Koko shkruan se sot, me rastin e kesaj dite te shenuar, jane takuar pacientët me MS në Gjirokastër.” Në takimin tonë, shkruan ajo, ishte dhe Neurologia, dr. Stoli Selmani, e cila diskutoi për të rejat e shkencës rreth MS dhe sidomos për sjelljen e Covid 19 me të sëmurët me MS. Ne të sëmurët me MS të pranishëm në takim, folëm për nevojën e shërbimeve mbështetëse për menaxhimit e sëmundjes në rajon. Na mungon shërbimi rehabilitues, mbështetja informuese, edukuese dhe psikologjike. Sclerosis Multiple është sëmundje kronike, progressive dhe invalidizuese. Ne ndjejmë që çdo ditë humbasim aftësitë më shumë si pasojë e mungesës së shërbimeve komunitare, sesa nga vetë sëmundja. Kemi nevojë që situata të ndryshojë”-shkruan doktoreshe Vjollca.

What do you think?

Written by Admini

Kur ndeshjet e futbollit në Fushën e Vjetër të Gjirokastrës shikoheshin pa biletë si ne ekranet me xixa

“Dua të të them, të lutem kujdes!”-Përlotet Doktor Tritan Kalo