in

Ditarët e Maturës/ ” Miku Sado Larg të Jetë Ushqen Ndjenja Bujarie, Miqësie të Thjeshtë e Modeste”

Ditaret e Matures. Ato kane qene ne “mode” ne vitet e sistemit te shkuar. Secili nga maturantet merrte ne bllok pershtypje nga shoket per kohen qe kishin kaluar se bashku ne 4 vjet. Kjo ka ndodhur edhe me maturantet e vitit 1957 te gjimnazit Asim Zeneli.

Na ka rene ne dore “Blloku i Matures” me shenimin: 13 maj 1957.

Ja shenimi i pare: “Mos më kujto kur të më shikosh, por shikomë dhe pastaj më kujto. Mos harro Elin e klasës, atë vajzë të vogel, të shoqëruar gjithmonë e të qeshur-Niko Dhoska”, ndersa Neshet Muçaj qe ishte nga Pogradeci po vazhdonte shkollen ne Gjirokaster: “Zura një mik, Janin nga Derviciani. Ky mik sa larg të jetë ushqen ndjenja bujarie të një miqësie të thjeshtë e modeste”.

Pershtypje ne bllokun e matures ka lene edhe “ bija e regjimentit”Hena Mamaca, ndersa Reshat Vishe, mesues i njohur ne Gjirokaster, vec te tjerave ne bllokun e Matures shkruan: “…edhe sikur nje lavdi ose admirim të madh të kesh fituar, edhe atëherë të mos shikosh lart pa hedhur një sy atyre që të përshëndesin. Krenaria të mos shfaqet jashtë trupit tënd, mjafton që ajo të jetë brenda shpirtit tend”. Maturantia Aferdita Mezini ka lene kete shenim”Ju ditë ngeleni në mendjen time si një shok i mirë, i sinqertë, i shoqërushëm”.

Ne ditar jane dhe firtmat e 60 maturanteve me deshiren per t`u takuar perseri gje qe ndodhi pas 45 vjetesh.

What do you think?

Written by Admini

Azmi Hashorva Mbledhës i Fjalëve të Urta të Gjirokastrës i Pa Njohur Më Parë!

Thoma Semi Mbledh Fisin dhe Miqtë Zagoritë per Promovimin e Librit të Perikli A. Semit “Zagoria”