in

Diaspora shqiptare, histori suksesi/ Gligor Jovani nga Jergucati i Dropullit

Nga faqja ne fb e Artemisa Kosta Malo
“Diaspora shqiptare, histori suksesi”
Pena Shqiptare, frymëzim!
Krenaritë e Shqipërisë Profile njerëzish të thjeshtë. Njerëz me mendje dhe zemër nga Shqipëria!

Gligor Jovani, nga Jergucati i Dropullit, i rritur në Berat e më pas në Laç.

Gjatë studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës vazhdoi të shkruante, duke fituar çmime të para në konkurset studentore në Shkodër dhe Tiranë, në ato të degëve të Lidhjes së Shkrimtarëve në Krujë dhe Shkodër, bashkëpunoi më shpesh me shtypin letrar dhe politik dhe Lidhja e Shkrimtarëve, dega Krujë, e bëri anëtar të saj.

Mbarimi i studimeve i solli emërimin në zonën e Repsit, malësive të Mirditës, ku shkroi monografinë e Heroit të Popullit, Mustafa Kafaçi, përgatiti Ansamblin Folklorik “Kastrioti” për Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës, i cili fitoi vendin e parë. Më pas u emërua në Mirditë korrektor gjuhësor dhe redaktor për art-arsim-kulturën, duke plotësuar ëndrrën e tij e dytë të madhe gazetarinë, e cila do ta shoqëronte gjithë jetën ku punoi katër vjet.

Në dhjetor të vitit 1990, bashkëpunoi me gazetën e parë shqiptare në Greqi, “Egnatia”, më pas me “Zëri i Emigrantit”, “Rilindja XXI”. “Triti Septemvriu”, “Tribuna”, revista “Pelegrini”.

Gjatë luftës së Kosovës ishte pjesë e disa paneleve televizive ku ngjalli kundërshtime me qëndrimet e tij.

Përveҫ profesionit të gazetarit nuk la pas dore edhe pasionin e tij të parë letërsisë duke u bërë pjesë e jetës letrare të krijuesve shqiptarë në Greqi. U bë anëtar i përhershëm i kryesive të Shoqatave dhe Klubeve të Shkrimtarëve, “Drita” dhe “Litter-Art”, madje edhe zëdhënës shtypi i tyre.

Së bashku me disa miq të tjerë shkrimtarë në diasporë themeloi Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptarë në Greqi “Together”, ku u zgjodh kryetari i parë i saj.

Gjithashtu hapi revistën “Pegasi”, revistë tremujore letraro-artistike, e cila synonte promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në të gjithë diasporën.

Gjatë karrierës së tij artistike Grigor Jovani ka botuar pesë libra poetikë, të gjithë gjatë jetës në Greqi, “Botë pa dashuri, “Punishtja e ëndrrave”, “Udhëtoj brenda vetes”, “Blu e thellë” dhe “Vreshtat e Dionisit. Dy romane, “Ura e Mbretit” dhe “Jackpot”, pesë libra në prozën e shkurtër dhe tre me publicistikë artistike.

Poeti Jovani është edhe një përkthyes mblresëlënës. Ai ka përkthyer librin poetik “Monologë” të Milan Kunderës. Grigori, ka edhe rreth 1000 poezi të pabotuara, të cilat presin radhën. Gjatë karrierës së tij letrare në Greqi, Grigori ka fituar vende të para në konkurset e organizuara dhe është përfshirë në disa antologji të botuara në diasporë.

What do you think?

Written by admin

Liliana Kaçi:Ishim shumë mirë të pregatitur për universitetet dhe po aq me mburrje ” Asim Zenelas”

Spiro Xhavara:Takim pas 50 vjetesh…